Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
INVESTIGIME

Kurbin/ 3 vite pritje për asgjë: Si u penalizua familja Marku nga rindërtimi për një shtëpi të dhuruar

P
Piranjat13 March 2026, 21:43 · 2 min lexim
Kurbin/ 3 vite pritje për asgjë: Si u penalizua familja Marku nga

Edhe pse kanë kaluar më shumë se gjashtë vite nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit 2019, saga e rindërtimit në Kurbin vazhdon të prodhojë raste dramatike të zvarritjes burokratike.

Historia e familjes së Zef Markut është dëshmia e gjallë e një "ping-pongu" institucional që përfundoi me skualifikim.

Pas tre vitesh kërkesa zyrtare dhe premtime për rishqyrtim, Bashkia e Kurbinit ka vendosur më 6 mars 2026 ta përjashtojë këtë familje nga programi i rindërtimit.

Sipas raportit të komisionit të posaçëm, Zef Marku nuk gëzon statusin e të pastrehut, pasi në vitin 2021 i është dhuruar një banesë tjetër në Gramëz të Krujës, fakt ky që u përdor si penalizim pavarësisht se shtëpia në Laç zotërohej me certifikatë pronësie që prej vitit 2011.

Përplasja mes familjes dhe bashkisë u përqendrua te interpretimi i ligjit, ndërsa Bashkia pretendonte se familja kishte vendbanim tjetër në momentin e tërmetit, Ministria e Infrastrukturës dhe ajo e Drejtësisë ia lanë topin institucionit lokal për të vendosur.

Anëtarët e komisionit të rindërtimit në Kurbin pranuan hapur vështirësitë në interpretim, duke deklaruar se nuk mund të merrnin vendime që mund t’i penalizonin ata vetë para prokurorisë.

Ky ngërç ligjor e la familjen Marku mes dy zjarreve, deri në vendimin përfundimtar të skualifikimit pak para hedhjes së shortit për pallatet e reja.

I gjendur para kësaj situate, Julvin Marku, djali i zotit Zef Marku, shprehet se rruga e vetme mbetet Gjykata, duke insistuar se marrja e një prone pas tërmetit nuk duhet të shuajë të drejtën mbi banesën e parë të shkatërruar./ Piranjat news

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

INVESTIGIME

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.