Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
INVESTIGIME

Mjeku serb e la invalide, Gjykata i cakton 350 mln lekë dëmshpërblim, zhduket pronari Ardian Kazaferi, lidhja me familjen Pipero

P
Piranjat22 February 2026, 21:48 · 6 min lexim
Mjeku serb e la invalide, Gjykata i cakton 350 mln lekë

Një javë më parë emisioni “Piranjat” trajtoi rastin e Mirjana Karinit, 65-vjeçares nga Shkodra, e cila ka probleme të theksuara shëndetësore, të shkaktuara nga një grup njerëzish, secili me përgjegjësi për këtë masakër.

Historia që lidhet me keqmjekimin e kësaj zonje nis më datë 31 mars 2019, teksa ajo konsumonte një kafe me familjarët e saj, dhe aty padashur theu kaviljen. Personi i parë që ka gisht në invaliditetin e Mirjanës është shoku i djalit të saj, Saimir Suma, pasi ai i sugjeroi operimin te Poliklinika Gjermane në Laprakë, duke i gënjyer se po shkonin te Spitali Gjerman, pasi ambulanca që e mori zonjën nga Shkodra ishte e Spitalit Gjerman.

Ajo pagoi 500 euro për ambulancën dhe 5000 euro për operacionin, por cash, jo me faturë tatimore.

Pas operacionit, mjekët i thanë se çdo gjë përfundoi me sukses, por ishte totalisht e kundërta. Ajo ishte keqmjekuar. Këtu hyn në lojë personi i dytë përgjegjës, mjeku serb Gordan Gavrillovic, njëkohësisht ortak i Poliklinikës Gjermane. Në këmbën e zonjës duhej vendosur një implant dhe mjeku nuk i vendosi implantin e duhur, por një implant stok, më të gjatë dhe më të trashë, duke ia holluar kockën së tepërmi, duke i zhvendosur kupën e gjurit dhe këputur nervin shiatik. Kështu, zonja Karini mbeti invalide përjetë, në masën 72.5 %.

Duke marrë parasysh këtë dëm të madh që i bënë, ajo vendosi ta padisë Poliklinikën Gjermane dhe Gjykata e Shkodrës konstaton një mal me shkelje ligjore.

E para, Poliklinika Gjermane nuk ishte e licencuar për të kryer operacione të tilla, pasi ishte vetëm poliklinikë me shtretër ditorë, jo spital;

E dyta, mjeku Gordan Gavrillovic nuk ishte i regjistruar në Urdhrin e Mjekut dhe nuk kishte diplomat e duhura;

Së treti, pagesa u krye pa kupon tatimor;

Së katërti, mjeku serb kishte punuar pa përkthyes;
Së pesti, ai e kishte keqmjekuar pacienten duke e lënë invalide.

Kështu, Gjykata vendosi që dëmi pasuror dhe jopasuror ndaj saj të kapë vlerën rreth 350 milionë lekë të vjetra. Këtu hyjnë në lojë shumë persona, të cilët bënë të pamundurën për të shmangur ekzekutimin e vendimit të Gjykatës. Gavrillovic zhduket, ndërsa Ardian Kazaferi, bashkë me menaxherin financiar Saimir Suma dhe avokatin e tyre Aranit Roshi, krijuan një skemë fiktive për të mospaguar asnjë qindarkë te zonja Mirjana Karini.

Së pari, llogaritë e Poliklinikës Gjermane u boshatisën.

Së dyti, u krijua një skemë fiktive për shitjen e pajisjeve mjekësore, të cilat në total kapnin një vlerë rreth 800 milionë lekë të vjetra. Miku i Ardian Kazaferit, Andrea Papa, krijon shoqërinë Arthromed shpk, me të cilën i bën ofertë Poliklinikës Gjermane për blerjen e pajisjeve për 79 milionë lekë. Në dokumentin e tyre të panoterizuar nuk përcaktohet nëse këto lekë janë të reja apo të vjetra.

Shkelja e parë ligjore që bën Ardian Kazaferi është shitja e këtyre pajisjeve, të cilat ishin lënë barrë në bankë, pasi më herët z. Kazaferi kishte marrë kredi 200 mijë euro dhe pajisjet i kishte lënë kolateral. Nga ana tjetër, Andrea Papa merr hua 55 mijë euro te miku i tij Josif Kozma, duke i lënë këtij të fundit pajisjet si peng për shlyerjen e borxhit.

Në këtë kohë, pas shumë mundimesh, kur kuptuan se asnjë qindarkë nuk do të kalonte në llogari të zonjës, kjo e fundit u bë pronare 100 % e Poliklinikës Gjermane, por pa asnjë qindarkë në llogari dhe pa asnjë pajisje të sajën. Dhe këtu hyn në lojë familja Pipero, pronarja e godinës 4-katëshe në Laprakë, atje ku kishte zhvilluar aktivitetin më herët Poliklinika Gjermane, më pas Arthromed, dhe më pas klinika “Pipero Care”, themeluar nga Mario Pipero, djali i mjekut të njohur Pëllumb Pipero.

Ky i fundit i mori pajisjet mjekësore me një çmim qesharak, ku nga burimet e gazetarit Freard Rista tregohet për një shumë 60 milionë lekë të vjetra.

Më pas, Mario Pipero ndërron emrin e klinikës në “Lifeplus” dhe këtë biznes, po sipas burimeve, ia shet për qindra mijëra euro 6 mjekëve të Spitalit të Traumës në Tiranë, por me dokumente shitja është bërë për vetëm 1 milionë lekë të vjetra.

A ka njeri në botë që mund ta besojë se një aktivitet me vlerë mbi 500 mijë euro të shitet për një milion lekë të vjetra?

“Unë tani, në 6 vite e gjysmë, jam me këtë hall. Po si mund të të lënë në këtë farë feje?! Të mos merret asnjë përgjegjësi. Unë tani erdha në poliklinikën tuaj, duhet të themi, se unë u nisa për spital, e ju besova, hyra në operacion dhe ju më lini në këtë gradë?!”, shprehet me lot në sy 65-vjeçarja Mirjana Karini./piranjat.news

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

INVESTIGIME

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.