Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
INVESTIGIME

Nga dashuria në TikTok te kërcënimet për fëmijët, historia tronditëse e 40-vjeçares nga Elbasani

P
Piranjat27 March 2026, 22:42 · 3 min lexim
Nga dashuria në TikTok te kërcënimet për fëmijët,

Sonte Piranjat sjellin një histori që nis në TikTok dhe përfundon me kërcënime për fëmijët, përndjekje dhe pretendime absurde për rroba.

40-vjeçarja nga Elbasani, Silva, denoncon ish-partnerin e saj për kërcënime të vazhdueshme, përndjekje dhe presion psikologjik, që sipas saj ka përfshirë edhe fëmijët e saj. Historia mes Silvës dhe Besimit nisi në rrjetin social TikTok, ku ai i shkruante vazhdimisht, deri në momentin që arriti ta gjente edhe fizikisht.

Pas një periudhe komunikimi, ata nisën bashkëjetesën, madje udhëtuan edhe jashtë vendit për punë sezonale.

Në fakt, Silva ishte e martuar asokohe dhe nënë e tre fëmijëve, por përtej kësaj, ajo u nda nga bashkëshorti për të krijuar një jetë të re me Besimin. Sipas saj, marrëdhënia vazhdoi mirë për disa muaj, por nisi të përkeqësohej kur ajo zbuloi se partneri kishte lidhje paralele me gra të tjera.

Pas konflikteve të vazhdueshme, Silva vendosi të largohej dhe të rikthehej pranë familjes së saj. Por kjo nuk i dha fund historisë, pasi ajo pretendon se pas ndarjes, Besimi ka nisur një “fushatë” të vazhdueshme kërcënimesh ndaj saj dhe familjes.

Sipas dëshmisë, kërcënimet kanë qenë të rënda, duke synuar pikërisht fëmijët e saj, çka e ka bërë situatën edhe më të rëndë emocionalisht. Duhet sqaruar se gjatë kohës që jetonin bashkë, çifti kishte marrë një kredi në emër të Silvës për të emigruar në Gjermani, por ajo pretendon se ish-partneri nuk ka kontribuar në shlyerjen e saj.

Madje, ai shpenzonte para për njohje virtuale me gra të tjera.

Përveç kërcënimeve, një pjesë e konfliktit është zhvendosur edhe në kërkesa që duken absurde. Besimi ka kërkuar që Silva t’i kthejë rrobat që i kishte blerë, sendet personale, madje edhe të brendshmet. Silva pretendon gjithashtu se ish-partneri ka pasur sjellje të ngjashme edhe ndaj grave të tjera, përfshirë kërcënime dhe shantazh me materiale private.

Në një përballje mes tyre, Silva i ka dorëzuar sendet që ai pretendonte, përfshirë edhe valixhet me rroba. Megjithatë, ajo shprehet se nuk beson që kjo do t’i japë fund përndjekjes./piranjat news/

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

INVESTIGIME

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.