Sonte Piranjat sjellin një histori që nis në TikTok dhe përfundon me kërcënime për fëmijët, përndjekje dhe pretendime absurde për rroba.
40-vjeçarja nga Elbasani, Silva, denoncon ish-partnerin e saj për kërcënime të vazhdueshme, përndjekje dhe presion psikologjik, që sipas saj ka përfshirë edhe fëmijët e saj. Historia mes Silvës dhe Besimit nisi në rrjetin social TikTok, ku ai i shkruante vazhdimisht, deri në momentin që arriti ta gjente edhe fizikisht.
Pas një periudhe komunikimi, ata nisën bashkëjetesën, madje udhëtuan edhe jashtë vendit për punë sezonale.
Në fakt, Silva ishte e martuar asokohe dhe nënë e tre fëmijëve, por përtej kësaj, ajo u nda nga bashkëshorti për të krijuar një jetë të re me Besimin. Sipas saj, marrëdhënia vazhdoi mirë për disa muaj, por nisi të përkeqësohej kur ajo zbuloi se partneri kishte lidhje paralele me gra të tjera.
Pas konflikteve të vazhdueshme, Silva vendosi të largohej dhe të rikthehej pranë familjes së saj. Por kjo nuk i dha fund historisë, pasi ajo pretendon se pas ndarjes, Besimi ka nisur një “fushatë” të vazhdueshme kërcënimesh ndaj saj dhe familjes.
Sipas dëshmisë, kërcënimet kanë qenë të rënda, duke synuar pikërisht fëmijët e saj, çka e ka bërë situatën edhe më të rëndë emocionalisht. Duhet sqaruar se gjatë kohës që jetonin bashkë, çifti kishte marrë një kredi në emër të Silvës për të emigruar në Gjermani, por ajo pretendon se ish-partneri nuk ka kontribuar në shlyerjen e saj.
Madje, ai shpenzonte para për njohje virtuale me gra të tjera.
Përveç kërcënimeve, një pjesë e konfliktit është zhvendosur edhe në kërkesa që duken absurde. Besimi ka kërkuar që Silva t’i kthejë rrobat që i kishte blerë, sendet personale, madje edhe të brendshmet. Silva pretendon gjithashtu se ish-partneri ka pasur sjellje të ngjashme edhe ndaj grave të tjera, përfshirë kërcënime dhe shantazh me materiale private.
Në një përballje mes tyre, Silva i ka dorëzuar sendet që ai pretendonte, përfshirë edhe valixhet me rroba. Megjithatë, ajo shprehet se nuk beson që kjo do t’i japë fund përndjekjes./piranjat news/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi
Artikuj te sugjeruar
INVESTIGIME
28 Mars11:49
Të ‘fshehtat’ e azilit në Tiranë! Punonjëset ‘flaken’ me një telefonatë!
Qendrat e Kujdesit për të moshuar pretendohet të jenë mjedise që ofrojnë qetësi, kujdes dhe dashuri për të gjith&eu...
INVESTIGIME
28 Mars11:47
Gjovana Peci flet për ‘Piranjat’: Leonardi në Itali merret me dr*gë!
Historia e konfliktit mes Gjovanës dhe Leonardit, ku krahas tyre janë përfshirë edhe familjarët, në këto javë ka shkaktu...
INVESTIGIME
28 Mars11:16
Skandali me karburantet: Si po ‘vjel’ qytetarët bashkëpunimi mes grosistëve
Edhe pse Shqipëria është një ekonomi e vogël që teorikisht duhet të preket pak nga lëkundjet globale, realiteti tregon t...
INVESTIGIME
28 Mars11:05
'Merre avokatin se më kapën...'/ Ribashkim çiftesh me solucion magjik, Piranjat demaskojnë astrologen
Prej vitesh Piranjat janë përballur me njerëz që pretendojnë se kanë fuqi të të ndryshojnë jetën. Magjistare, ...
INVESTIGIME
28 Mars10:50
180 milionë euro për Bujqësinë/ Premtime për bujqit dhe përfitime për turizmin!
Bujqësia ka qenë historikisht sektori më pak i kredituar nga bankat në Shqipëri. Arsyet për mungesën e financimit në k&e...
INVESTIGIME
27 Mars22:42
Nga dashuria në TikTok te kërcënimet për fëmijët, historia tronditëse e 40-vjeçares nga Elbasani
Sonte Piranjat sjellin një histori që nis në TikTok dhe përfundon me kërcënime për fëmijët, përndjekje dhe pre...
INVESTIGIME
27 Mars22:26
Lagështirë, infeksione dhe presione/ Të ‘’fshehtat’’ e një azili në Tiranë!
Qendrat e Kujdesit për të moshuar pretendohet të jenë mjedise që ofrojnë qetësi, kujdes dhe dashuri për të gjith&eu...
INVESTIGIME
27 Mars22:03
Gjovana Peci flet për “Piranjat”: Leonardi në Itali merret me dr*gë! Ka paguar Gjykatën që të më marrë fëmijët
Historia e konfliktit mes Gjovanës dhe Leonardit, ku krahas tyre janë përfshirë edhe familjarët, në këto javë ka shkaktu...
INVESTIGIME
27 Mars21:39
Skandali me karburantet/ Si po "vjel" qytetarët bashkëpunimi shtet-grosistë
Edhe pse Shqipëria është një ekonomi e vogël që teorikisht duhet të preket pak nga lëkundjet globale, realiteti tregon t...
INVESTIGIME
27 Mars21:29
Ribashkim çiftesh me solucion magjik/ Piranjat demaskojnë astrologen që kërkon 500€
Prej vitesh Piranjat janë përballur me njerëz që pretendojnë se kanë fuqi të të ndryshojnë jetën. Magjistare...