Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
INVESTIGIME

Pa rroga që nga tetori, punonjëset e fasonerisë protestojnë në Përmet ndaj pronarit grek

P
Piranjat14 March 2026, 13:59 · 3 min lexim
Pa rroga që nga tetori, punonjëset e fasonerisë protestojnë

Rreth 120 punonjëse të fasonerisë “Altex sh.p.k.” në Përmet kanë protestuar prej ditësh përpara ambienteve të ndërmarrjes, pasi prej tre muajsh nuk kishin marrë pagat. Mes emocionesh dhe shqetësimi për jetesën, ato kërkojnë pagesën e punës së kryer dhe një garanci për të ardhmen.

Fasoneria, e cila operon në qytet që prej vitit 2004 nën administrimin e një pronari grek, ka qenë për më shumë se dy dekada një nga burimet kryesore të të ardhurave për dhjetëra familje në një zonë me mundësi të kufizuara punësimi. Shumë prej grave kanë 15 apo edhe 20–25 vite pune në këtë ndërmarrje.

Punonjëset thonë se nuk janë paguar që nga muaji tetor, ndërsa në dhjetor kanë marrë vetëm pagat e gushtit dhe shtatorit, me premtimin se pjesa tjetër do të likuidohej në vazhdim. Sipas tyre, puna ka vazhduar me orar të plotë, pavarësisht mungesës së pagesave.

Situata u përkeqësua pasi kompania partnere gjermane reduktoi porositë.

Sipas administratës, pronari vendosi të mos largonte një pjesë të stafit, por të mbante të gjitha punonjëset, duke vazhduar aktivitetin në kushte të vështira financiare. Megjithatë, për gratë kjo zgjidhje ka sjellë problemin e mungesës së të ardhurave për muaj të tërë.

Shumë prej tyre tregojnë se janë zhytur në borxhe, marrin ndihmë nga familjarët ose bëjnë blerje me listë, ndërsa disa mbajnë të vetme familjen, paguajnë kredi ose kanë bashkëshortët pa punë.

“Ngrihemi në katër të mëngjesit dhe vijmë një orë rrugë, por kthehemi në shtëpi pa lekë,” shprehet njëra prej tyre.

Punonjëset kanë bojkotuar përkohësisht punën, duke kërkuar fillimisht pagesën e detyrimeve. Ato shprehen të gatshme të rikthehen menjëherë në punë nëse pagat likuidohen dhe garantohen në vazhdimësi. Nga ana e administratës, pranohet se kompania po kalon vështirësi për shkak të rënies së porosive dhe problemeve në përmbushjen e kontratave, por mohohet që biznesi të jetë drejt falimentimit.

Gjithsesi, pas ndërhyrjes së Piranjat, punonjëseve iu kaluan të treja pagat e prapambetura.

Gratë u shprehen se shpresojnë që situata të zgjidhet përfundimisht dhe të mos përballen më me vonesa të tilla, pasi për shumë prej tyre kjo punë është e vetmja mënyrë jetese./Piranjat news

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

INVESTIGIME

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.