Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
INVESTIGIME

Shembja e rrugës Librazhd-Prrenjas, kreu i ARRSH-së Ami Kozeli: Nuk e prisnim! Ra shumë shi dhe nuk kishim ç’bënim!

P
Piranjat14 March 2026, 13:20 · 3 min lexim
Shembja e rrugës Librazhd-Prrenjas, kreu i ARRSH-së Ami Kozeli: Nuk e

Për plot 10 ditë, e gjithë zona juglindore e Shqipërisë u bllokua. Rruga nacionale, pjesë e segmentit Librazhd–Prrenjas, u shemb në vendin e quajtur Arrat e Gurës, ndërkohë që autoritetet demontuan urën, çka paralizoi tërësisht kalimin e automjeteve.

Qarkullimi u rregullua përmes një by-pass-i të hapur në rrugën paralele, një zgjidhje provizore e improvizuar në emergjencë.

Në gjithë këtë periudhë, opinioni u bombardua me informacion dhe autoritetet u munduan që të duken të shqetësuar për skandalin, i cili nuk është thjesht tek shembja e një rruge, sepse rrugët kombëtare, por edhe ato dytësore që lidhin këtë zonë me pjesën tjetër të vendit, po shkërmoqen dita-ditës, duke dëshmuar një të vërtetë të hidhur që shumë kanë zgjedhur të mos e shohin, vjedhjen që i është bërë parave të shtetit me veprat publike.

Paralizimi i një të katërtës së popullsisë që jeton në zonën e juglindjes, por edhe rrugëve tregtare që aksesohen nga bizneset përmes pikave doganore të Qafë-Thanës dhe atyre të Kapshticës, solli një situatë kaotike, pa ditur një datë se kur do të jepet zgjidhje përfundimtare.

Mungesa e përgatitjes institucionale për fatkeqësi natyrore është tashmë një realitet i pranuar. Për tërmetin, ndihma erdhi nga vendet fqinje dhe jo nga agjencitë shqiptare.

Gjatë pandemisë, sërish vaksinat erdhën nga vendet partnere, ndërsa kurimi për shumicën e atyre që patën simptoma të rënda dhe mundësi financiare ishte jashtë shtetit.

Edhe në rastin e zjarreve, helikopterët që shuajnë flakët na vijnë sërish nga fqinjët si ndihmë.

Në një prononcim për gazetarin Freard Rista, kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, z. Ami Kozeli, tha se reshjet e dendura të shiut në sezonin e dimrit kanë qenë shkaku kryesor i rrëshqitjeve dhe shembjes së rrugës, duke pranuar se kanë zhvilluar monitorime të vazhdueshme, por pa pasur mundësi për marrje masash paraprake që do të mund të shmangnin shembjen dhe bllokimin e ¼ të popullsisë së vendit.

Sipas tij, situata në aksin rrugor Librazhd–Prrenjas është stabile dhe nga dita në ditë pritet të bëhet edhe asfaltimi i rrugës./Piranjat news 

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

INVESTIGIME

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.