Shembja e rrugës Librazhd–Prrenjas/ Kreu i ARRSH-së, Kozeli: Faji është i shiut

Për plot 10 ditë, e gjithë zona juglindore e Shqipërisë u bllokua.
Rruga nacionale, pjesë e segmentit Librazhd–Prrenjas, u shemb në vendin e quajtur Arrat e Gurës, ndërkohë që autoritetet demontuan urën, çka paralizoi tërësisht kalimin e automjeteve.
Qarkullimi u rregullua përmes një by-pass-i të hapur në rrugën paralele, një zgjidhje provizore e improvizuar në emergjencë.
Në gjithë këtë periudhë, opinioni u bombardua me informacion dhe autoritetet u munduan që të duken të shqetësuar për skandalin, i cili nuk është thjesht tek shembja e një rruge, sepse rrugët kombëtare, por edhe ato dytësore që lidhin këtë zonë me pjesën tjetër të vendit, po shkërmoqen dita-ditës, duke dëshmuar një të vërtetë të hidhur që shumë kanë zgjedhur të mos e shohin, vjedhjen që i është bërë parave të shtetit me veprat publike.
Paralizimi i një të katërtës së popullsisë që jeton në zonën e juglindjes, por edhe rrugëve tregtare që aksesohen nga bizneset përmes pikave doganore të Qafë-Thanës dhe atyre të Kapshticës, solli një situatë kaotike, pa ditur një datë se kur do të jepet zgjidhje përfundimtare.
Mungesa e përgatitjes institucionale për fatkeqësi natyrore është tashmë një realitet i pranuar. Për tërmetin, ndihma erdhi nga vendet fqinje dhe jo nga agjencitë shqiptare.
Gjatë pandemisë, sërish vaksinat erdhën nga vendet partnere, ndërsa kurimi për shumicën e atyre që patën simptoma të rënda dhe mundësi financiare ishte jashtë shtetit.
Edhe në rastin e zjarreve, helikopterët që shuajnë flakët na vijnë sërish nga fqinjët si ndihmë.
Në një prononcim për gazetarin Freard Rista, kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, z. Ami Kozeli, tha se reshjet e dendura të shiut në sezonin e dimrit kanë qenë shkaku kryesor i rrëshqitjeve dhe shembjes së rrugës, duke pranuar se kanë zhvilluar monitorime të vazhdueshme, por pa pasur mundësi për marrje masash paraprake që do të mund të shmangnin shembjen dhe bllokimin e ¼ të popullsisë së vendit.
Sipas tij, situata në aksin rrugor Librazhd–Prrenjas është stabile dhe nga dita në ditë pritet të bëhet edhe asfaltimi i rrugës./Piranjat news
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi
Lexo edhe
INVESTIGIME
Kurbin/ 3 vite pritje për asgjë: Si u penalizua familja Marku nga rindërtimi për një shtëpi të dhuruar

Porto Romano/ Skandali me tenderat dhe cënimi i sigurisë kombëtare! A gënjeu kryeministri?

Nga dashuria në ferr/ Historia e një 38-vjeçareje të shkatërruar nga dhuna dhe përndjekja

I dha 220 mijë euro për biznesin e kromit/ Si e mashtroi për 7 vite familjari i tij

Historia tronditëse e shqiptarëve në kampet e Sirisë/ Rikthimi i Eva Dumanit dhe ferri i Al-Hol





