Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
INVESTIGIME

Sherri për tokën në Imshtë të Lushnjës / Çfarë fshihet pas konfliktit të Erion Braçes me pronarët?

P
Piranjat20 March 2026, 22:14 · 5 min lexim
Sherri për tokën në Imshtë të Lushnjës /

Një konflikt pronësie që zgjat prej dy dekadash në fshatin Imshtë të Lushnjës është rikthyer në qendër të vëmendjes, duke prodhuar jo vetëm përplasje fizike në terren, por edhe një debat të ashpër ligjor dhe politik. Në mesin e kësaj stuhie qëndron deputeti Erion Braçe, i cili akuzon pronarët e certifikuar si "mashtrues ordinerë" dhe "grabitës të tokës publike", ndërsa dokumentet zyrtare tregojnë një realitet tjetër.

Si nisi historia?

Gjithçka u rindez pas postimeve të zotit Braçe në rrjetet sociale, ku ai pretendonte se toka pranë lumit Seman, e përdorur historikisht nga banorët, po grabitej nga "zengjinë të rinj". Mirëpo, e vërteta dokumentare rezulton më komplekse. Pasuria në fjalë zotërohet me certifikatë të rregullt pronësie nga shtetasit Anduel dhe Elton Çekrezi, të cilët e kanë blerë atë në vitet 2022–2023 nga trashëgimtarët e ligjshëm.

Sipas avokatit Elis Bilali, transaksioni është kryer mbi një kartelë pasurie të lirë dhe në përputhje të plotë me Kodin Civil dhe ligjin për Kadastrën.

Shkresa e “cunguar” e ATP-së dhe zbulimi i dosjeve

Deputeti Braçe bazon sulmin e tij në një përgjigje të Agjencisë së Trajtimit të Pronave (ATP), e cila fillimisht deklaroi se nuk kishte vendim për njohje pronësie në atë zonë. Megjithatë, një verifikim më i thellë në arkivat fizike të institucionit nxori në dritë dy dosje (nr. 145 dhe nr. 156), që u korrespondojnë vendimeve të vitit 1998 për kthimin e pronës.

Eksperti Romeo Nazarko shpjegon se mungesa e dokumenteve në ATP shpesh vjen nga burokracia ose keqmenaxhimi i arkivave gjatë transferimeve, por kjo nuk do të thotë se vendimi nuk ekziston, për sa kohë ai ekziston në regjistrat e Kadastrës dhe ish-ndërmarrjes pyjore të Bashkisë Lushnjë.

Nga ana tjetër, banorët e fshatit Imshtë pretendojnë se toka u përket atyre, duke u bazuar në një vendim të ish-Komunës Bubullimë të vitit 2005. Ky vendim, i marrë 7 vite pasi toka u ishte kthyer pronarëve, rezulton i kundërligjshëm. Hetimet e Prokurorisë dhe Gjykatës së Lushnjës kanë vërtetuar se toka nuk ishte në juridiksionin e komunës për t’u ndarë.

Disa banorë kanë përgatitur akte marrje toke të falsifikuara, për të cilat janë dënuar me burg dhe gjobë.

Gjykata e Apelit Vlorë, në vitin 2014, ka urdhëruar lirimin e pronës nga zaptuesit, vendim i cili ende nuk është ekzekutuar plotësisht për shkak të rezistencës së banorëve.

Përplasja me Braçen: Ligji i vitit 2024 për një vendim të ’98-ës?

Gjatë një ballafaqimi me "Piranjat", zoti Braçe ka përdorur si argument Ligjin për Burimet Ujore, duke pretenduar se toka nga lumi deri në argjinaturë është "publike dhe e patjetërsueshme".

"Si bëheni ju kundër një fshati të tërë dhe kundër interesit publik?", ishte reagimi i deputetit kur u pyet për bazën ligjore të pretendimeve të tij.

Juristët argumentojnë se një ligj i vitit 2012 apo 2024 nuk mund të ketë fuqi prapavepruese mbi të drejtat e fituara në vitin 1998.

Në atë kohë, toka ishte e klasifikuar si tokë pyjore (pjesë e ndërmarrjes pyjore) dhe jo si "tokë lumi", fakt i konfirmuar edhe nga dëshmitë e vetë banorëve dhe ish-kryeplakut të fshatit, të cilët pranojnë se aty ka pasur pyll me plepa e shelgje përpara se vetë ata ta shpyllëzonin dhe ta kthenin në tokë bujqësore.

Ndërsa Prokuroria e Fierit po vijon hetimet, aktualisht nuk ka asnjë sekuestro apo kufizim mbi pronën.

Për avokatët e palës pronare, qëndrimi i deputetit Braçe është "populizëm elektoral" që nxit banorët drejt veprave penale, siç është zaptimi i tokës, ligje të cilat ai vetë i ka votuar në Parlament./piranjat news

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

INVESTIGIME

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.