Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
INVESTIGIME

SKANDAL/ Nga kërkesa për shkarkim te gradimi në qeveri

P
Piranjat22 January 2026, 13:57 · 2 min lexim
SKANDAL/ Nga kërkesa për shkarkim te gradimi në qeveri

Erlind Sulo është emëruar gjatë ditës së djeshme zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, pavarësisht se në pozicionet e mëparshme ka qenë subjekt i kërkesës për shkarkim nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), për moskryerje të detyrës sipas ligjit.

Më konkretisht, KLSH i ka rekomanduar Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, shkarkimin e drejtorit të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN), Erlind Sulo, pas një auditimi të posaçëm të zhvilluar pas përmbytjes së shkaktuar nga prishja e murit rrethues të Hidrocentralit Sasaj, në zonën e Bunecit në Himarë, në janar të vitit 2025.

Auditimi tematik u nis menjëherë pasi u raportua se ujërat e ujëmbledhësit të hidrocentralit Sasaj, nën administrimin e kompanisë koncesionare “Energo-Gas”, çanë digën dhe përmbytën zona të tëra të fshatit bregdetar në jug të vendit.

Në përfundim të auditit, KLSH konstatoi se:

 Koncesionari nuk kishte respektuar kushtet teknike të kontratës;

 Nuk ishin zbatuar afatet e përcaktuara;

 Nuk ishin përmbushur detyrimet ligjore për raportim dhe dokumentacion;

 Ishte shkelur fuqia e projektuar e hidrocentralit;

 Mungonte dokumentacioni teknik i plotë;

Teksa më tej shtohet se ishin neglizhuar strukturat kryesore të sigurisë, veçanërisht baseni i presionit, dëmtimi i të cilit solli pasoja serioze për mjedisin dhe komunitetin përreth.

SKANDAL/ Nga kërkesa për shkarkim te gradimi në qeveri

Gjatë auditimit u konstatua gjithashtu se shkeljet e përsëritura të koncesionarit kishin kaluar pa u verifikuar nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, institucioni përgjegjës për monitorimin e zbatimit të detyrimeve të kompanive koncesionare që operojnë hidrocentrale private.

Pra, sipas gjetjeve zyrtare të KLSH-së, AKBN kishte dështuar në ushtrimin e funksionit të saj mbikëqyrës, duke mos ndërmarrë masa ndëshkuese dhe parandaluese ndaj subjektit koncesionar. Por në qeverinë e Ramës është bërë praktik që një drejtorë pasi  kapet në shkelje katapultohet  me ndonjë ministri me pozicion më të lartë./Piranjat news

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

INVESTIGIME

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.