Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...
Edhe pse Shqipëria është një ekonomi e vogël që teorikisht duhet të preket pak nga lëkundjet globale, realiteti tregon të kundërtën. Konfliktet e fundit mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit kanë shërbyer si preteksti perfekt që tregtarët e naftës në Shqipëri të ndryshojnë tabelat e çmimeve brenda natës.
Pse çmimet rriten menjëherë?
Është e logjikshme që rritja në bursa kërkon kohë të reflektohet, pasi nafta që konsumohet sot është blerë javë më parë. Zinxhiri i furnizimit kalon nga portet e Porto Romanos dhe Petroliferës drejt shumicës e më pas te pikat e pakicës.
Sipas ligjit shqiptar që prej vitit 1999, kompanitë detyrohen të mbajnë rezerva sigurie për 90 ditë. Pra, do të duheshin tre muaj që kriza globale të prekte xhepat tanë, por në Shqipëri kjo ndodhi për vetëm tre ditë. Kjo dëshmon një abuzim të pastër me produktin që gjendej tashmë në depozita.
Truku i TVSH-së: Shteti fiton nga kriza
Përtej lakmisë së tregtarëve, ekziston një “bashkëpunim” i heshtur me shtetin. Nafta në depozita konsiderohet në zonë të lirë doganore dhe taksat paguhen vetëm kur ajo del për shitje.
Problemi: Dogana nuk llogarit TVSH-në mbi çmimin e faturës së blerjes (p.sh. 670$/ton), por mbi çmimin e bursës Platts të ditës kur del nga depozita (p.sh. 1330$/ton).
Rezultati: Shteti arkëton pothuajse dyfish TVSH për të njëjtin produkt, duke u bërë përfitues direkt nga rritja e çmimeve në kurriz të qytetarëve.
Matematika e “uljes” së kryeministrit
Ndërsa qeveria refuzon të heqë taksën e qarkullimit, ajo ka propozuar një lëvizje që në letër duket si ndihmë, por në shifra është neutrale: Përpara krizës (nafta 175 lekë), shteti merrte 29.1 lekë TVSH.
Sot (nafta 220 lekë), shteti merr 36.6 lekë TVSH.
Diferenca është +7.5 lekë fitim shtesë për shtetin.
Ulja e premtuar prej 20% e akcizës vlen vetëm 7.9 lekë.
Kjo do të thotë se qeveria nuk po ul asnjë taksë, por thjesht po “kthen” fitimin shtesë që po vjel nga rritja e çmimit, ndërkohë që qytetari vazhdon të paguajë çmimin tavan.
Paradoksi: Prodhues të naftës, por me çmime si në Zvicër
Shqipëria renditet në vendin e 12-të në botë për shtrenjtësinë e karburantit, duke lënë pas vende si Italia apo Franca që kanë të ardhura shumë më të larta. Edhe pse nxjerrim rreth 800 mijë ton naftë në vit, e gjitha eksportohet si “naftë e rëndë” sepse nuk kemi rafineri.
Në të njëjtën kohë, importojmë po aq naftë për konsum.
Pyetja që mbetet pa përgjigje
Pse nuk arkëtohet tatimi mbi fitimin nga kompanitë koncesionare si Bankers Petroleum?
Raportet e auditimit treguan se vetëm në vitin 2014, kjo kompani duhej të paguante rreth 100 milionë dollarë. Nëse këto para do të ishin në buxhet, barra fiskale mbi naftën për qytetarët mund të ulej ndjeshëm.
Ndërkohë, Bordi i Transparencës u rikthye duke ulur çmimin me vetëm 5 lekë, por pa dhënë llogari për faturat reale të blerjes dhe abuzimet në dogana./Piranjat news/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi
Prej vitesh Piranjat janë përballur me njerëz që pretendojnë se kanë fuqi të të ndryshojnë jetën. Magjistare, ...
Bujqësia ka qenë historikisht sektori më pak i kredituar nga bankat në Shqipëri. Arsyet për mungesën e financimit në k&e...
Sonte Piranjat sjellin një histori që nis në TikTok dhe përfundon me kërcënime për fëmijët, përndjekje dhe pre...
Qendrat e Kujdesit për të moshuar pretendohet të jenë mjedise që ofrojnë qetësi, kujdes dhe dashuri për të gjith&eu...
Historia e konfliktit mes Gjovanës dhe Leonardit, ku krahas tyre janë përfshirë edhe familjarët, në këto javë ka shkaktu...
Edhe pse Shqipëria është një ekonomi e vogël që teorikisht duhet të preket pak nga lëkundjet globale, realiteti tregon t...
Prej vitesh Piranjat janë përballur me njerëz që pretendojnë se kanë fuqi të të ndryshojnë jetën. Magjistare...
Bujqësia ka qenë historikisht sektori më pak i kredituar nga bankat në Shqipëri. Arsyet për mungesën e financimit në k...
Për shumicën e publikut, emri Qazim Karafili mund të tingëllojë i panjohur. Por pas këtij identiteti fshihet një histori e r&...
Në Shqipëri, projektet infrastrukturore zakonisht prezantohen si zgjidhje për trafikun dhe përmirësimin e jetës së qytetar&...