Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
INVESTIGIME

Tenderi që anulohet, por fituesit nuk ndryshojnë: Rruga “OSBE” me standarde Kamze dhe Rakip Suli

P
Piranjat17 February 2026, 15:32 · 5 min lexim
Tenderi që anulohet, por fituesit nuk ndryshojnë: Rruga

Në Bashkinë Kamëz duket se tenderët nuk janë gara, por rituale të përsëritura: hapen, mbyllen, anulohen dhe rihapen, por fituesit mbeten pothuajse gjithmonë të njëjtët.

Rruga OSBE–Bulevardi “Nënë Tereza”, që në letër premton standarde evropiane, në praktikë ngjan më shumë me një skemë të ricikluar, ku kompanitë me humbje fitojnë, garuesit harrojnë të depozitojnë sigurimin e ofertës dhe punimet përfundojnë sipas “standardeve lokale”.

Evropa mbetet në emër, ndërsa rruga ndërtohet me logjikën e tavolinës së darkës.

Në vitin 2021, Bashkia e Kamzës ka hapur garën me objekt “Ndërtim rruga OSBE – Bulevardi ‘Nënë Tereza’”.
Në këtë garë morën pjesë 6 bashkime operatorësh. Fitues në këtë garë janë Ndërtimi sh.p.k. dhe Britania sh.p.k., bashkë me një operator të tretë, Colombo sh.p.k.

Tenderi që anulohet, por fituesit nuk ndryshojnë: Rruga

Kjo garë anulohet pasi APP përjashtoi për një afat 1-vjeçar nga garat e prokurimeve kompaninë Colombo, për këtë arsye edhe ky tender u ndërpre në mes.
Për t’u rihapur përsëri, me datën 08.03.2022, Bashkia e Kamzës, me në krye Rakip Sulin, njoftoi procedurën me objekt “Ndërtim rruga OSBE – Bulevardi ‘Nënë Tereza’”.
Vlera e tenderit për këtë rrugë do të ishte 750 milionë lekë.

Tenderi që anulohet, por fituesit nuk ndryshojnë: Rruga


Në këtë garë morën pjesë përsëri 6 operatorë ekonomikë dhe fitues u shpallën fituesit e mbetur të tenderit që u anulua, pra bashkimi i operatorëve Britania HPK dhe Ndërtimi sh.p.k.

Tenderi që anulohet, por fituesit nuk ndryshojnë: Rruga

Tenderi që anulohet, por fituesit nuk ndryshojnë: Rruga


Çuditërisht janë bërë bashkë një “tufë” kompanish, të cilat kanë dalë me humbje për të marrë këtë tender.
Edhe kompania Ndërtimi sh.p.k., në vitin 2020, rezulton me humbje dhe jo pak, por plot -6.495.032,00 lekë.

Nuk dihet se si e mori kompania Britania tenderin, kur për vitin 2020 ka rezultuar me humbje në pasqyrën e bilanceve të saj.

Pasi, sipas dokumenteve standarde të tenderave, për 3 vitet para tenderit kompania jo vetëm që duhet të ketë ekonomi të shëndetshme, por edhe të jetë e lartë, gati në kuotat e fondit limit.

Një detaj që bie në sy dhe që rrit dyshimet për marrëveshje është fakti që asnjë prej operatorëve ekonomikë nuk ka paraqitur sigurimin e ofertës.
A thua janë ngritur të pesta kompanitë nga e njëjta tavolinë darke dhe kanë vendosur të mos paraqesin sigurimin e ofertës në unison?

Tenderi që anulohet, por fituesit nuk ndryshojnë: Rruga

Projektit dhe preventivit bazë, nga verifikimi në terren i punimeve nga ekspertë, lidhur me volumet e punës si dhe atyre të kryera në fakt, rezultuan punime të pakryera në volume, duke krijuar pasojë negativ ndaj buxhetit të Bashkisë Kamëz.

Pra, për zërin “Trotuar, me pllaka betoni me ngjyra të kombinuara (30x30 + 15x15) për trotuare t = 6 cm”, rezulton volum pune i kryer 5.778,2 m² dhe jo 5.946,2 m².
Zëri 2 (An-142)-Bojë bikomponente (pastë) për kalim këmbësorësh me ngjyrë të kuqe dhe shirita të bardhë sipas detajit (Punime në sinjalistikë).
Në fund është kryer volumi 280 m² vijëzime me bojë antirrëshkitëse (pastë). Libreza e masave pasqyron volumin 280 m² vijëzime.

Por në fakt, në rrugën OSBE rezulton se ky zë pune është realizuar thjesht me bojë bikomponente dhe jo me bojë antirrëshkitëse me trashësi 2 mm, me ngjyrë sipas detajit, pra është realizuar në mospërputhje me specifikimet teknike.

Pra, për një rrugë OSBE–Bulevardi ‘Nënë Tereza që pritej të ishte një rrugë e sigurt, me standarde të Bashkimit Evropian, rezulton se punimet janë bërë sipas “standardeve” të Rakip Sulit.

Por kush janë operatorët ekonomikë që, edhe pse hapet dhe mbyllet tenderi, vetëm ata e fitojnë, edhe pse me një lojtar më pak në garën e dytë?
Kompania Britania ka si administrator dhe aksioner Shkëlqim Aliaj.
Kompania Ndërtimi sh.p.k. ka si administrator Jurgen Bali dhe si aksioner me 100% të aksioneve Luan Balin, më herët ish-zotëruese del Medine Lala./Piranjat News

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

INVESTIGIME

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.