Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
FOTO/ Studentit i vjen gjoba përmes policisë. I riu: S’jam dakord, Rama n’burg! KLGJ propozon shtimin e organikës me 102 gjyqtarë/ Ku do t’i gjejë ata? E rriti e vetme pas ndarjes nga bashkëshorti, zbulohen detaje të reja nga vrasja e 39-vjeçares shqiptare ng... ‘Lavatriçe’ e Vuçiçit/ Si u rrënua perandoria financiare e ‘Alta Bankës’ në Serbi Vetëplagoset me armën e shërbimit një ushtar në Bazën Ajrore të Kuçovës Situata e tensionuar në vend/ Shtyhet Panairi i 29-të i Librit në Tiranë, ja kur do të zhvillohet BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri Nuk mori pjesë në seancë, Gjykata e Posaçme e Apelit jep nesër vendimin për Vlora Hysenin Trump u bën thirrje amerikanëve: Duhet ta mbajmë Amerikën të madhe. Sulmon edhe kandidatin demokrat në Mich... Protestuesit mblidhen para Ministrisë së Arsimit, bllokohet qarkullimi në Rrugën e Durrësit Buxheti 2027, Prokuroria e Përgjithshme kërkon dy punonjës IT dhe zgjidhje për mungesën e ambienteve Përplasja Rama-Veliaj/ Lubonja: Si në kohën e Enver Hoxhës! Mund të bëhet edhe më i rrezikshëm
INVESTIGIME

Tmerri i 40-vjeçares në Vlorë/ Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

P
Piranjat18 September 2026, 22:25 · 6 min lexim
Tmerri i 40-vjeçares në Vlorë/ Si u shndërrua njohja e re

Historia që do t’ju tregojmë kalon çdo kufij të imagjinatës. Se unë, kur e plas bombën, e plas. Çfarë mund ta shtyjë një person drejt një agresiviteti të tillë, sa të kërcënojë se do të plasë një bombë që ta marrë vesh i gjithë pallati? Për ta marrë vesh këtë, na duhet të udhëtojmë drejt Vlorës, ku takohemi me një zonjë rreth të 40-tave, e cila ka pësuar jo pak nga ky individ që duket se ka dalë tërësisht jashtë kontrollit.

Zonja ka shumë vite që ka lënë pas një martesë dhe ka rinisur jetën duke rritur e vetme 3 fëmijët e saj.

Vitet kalojnë dhe, në një moment kur ndjehet më e sigurt, ajo vendos se ka ardhur momenti të krijojë një lidhje të re. Me një person që, fatkeqësisht, nuk ishte aq i pranishëm në jetën e saj.

Por shumë shpejt gruaja vëren një sjellje aspak normale që e fut në dyshime serioze.Në këto kushte, duke marrë parasysh që ende mes të dyve gjërat nuk ishin bërë serioze, vendos të shkëputet nga kjo marrëdhënie. Por kjo, me sa duket, ishte si një qetësi përpara stuhisë, sepse shumë shpejt gjërat marrin një rrugë të paimagjinueshme dhe, për zonjën, do të ishte fillimi i tmerrit.

Zonja tregon për Piranjat që zotëria nisi ta përndiqte si virtualisht, ashtu edhe fizikisht.

Por, me shpresën që ky i fundit do të largohej, kjo e fundit nuk e denoncon.

Një gabim që zonja, në një rast tjetër, nuk do ta përsëriste...

Për më tepër, kur shikonte se presionet dhe kërcënimet sa vinin e shtoheshin, deri aty sa i shkruante miqve dhe të afërmve të 40-vjeçares.Pas këtij veprimi flagrant, dukej se ky përndjekës i rrezikshëm i kishte plotësuar kushtet që të përballej me drejtësinë, ku policia e Rinasit e ndaloi këtë të fundit. Pra, një burrë me njëfarë moshe, i cili sapo ka njohur një grua, por acarohet kur sheh që ajo nuk e pranon në jetën e saj.

Madje bëhet agresiv, sa që e detyron 40-vjeçaren t’i drejtohet policisë.

Mund të ngjajë e pabesueshme, por jemi përpara një situate të cilën ende askush nuk arrin ta zgjidhë, për më tepër kur në përndjekjen e gruas janë përfshirë edhe persona të panjohur për këtë të fundit. Zonja tregon se Eduardi dërgonte njerëz të paguar për ta ndjekur atë dhe fëmijët e saj kudo që shkonte.Një përndjekje në kohë reale dhe me shumë aktorë, që do të duhej të vinte në lëvizje organet ligjzbatuese, por që, me të gjitha faktet, gjykata vendosi ta lërë në masën detyrim paraqitje.

Nuk mund ta dimë nëse kjo siguri vjen nga deliri i këtij individi, apo nga lidhjet e forta që ai pretendon se ka në polici... Dhe këtë siguri të një personi të paprekshëm, ai ia shpreh në çdo moment gruas që shantazhon çdo ditë.Në situatën kur tonet ngrihen dhe presioni bëhet më i madh, 52-vjeçari nis të shantazhojë nëpërmjet familjarëve.

Përndjekja dhe shantazhi ishin një tentativë për të arritur qëllimin dhe, kur kjo nuk arrihet, strategjia ndryshon.

Siç ndodh shpesh me përndjekësit serialë, arma e tyre e fortë është denigrimi i viktimave në rrjetet sociale. Dhe Eduardi nuk mund të bënte përjashtim. Në këto kushte, gruaja drejtohet edhe njëherë në polici, kësaj radhe për të denoncuar denigrimin që po pëson në rrjetet sociale nga ky individ.

Që, siç mund të imagjinohet, doli edhe njëherë jashtë kontrollit.

52-vjeçari duket tepër i fiksuar ndaj teknologjisë dhe regjistrimit të bisedave. Por edhe i drejtpërdrejtë në kërcënimet e tij. Kjo situatë e përsëritur ka shkaktuar një gjendje të rënduar psikologjike te 40-vjeçarja, e cila është trajtuar me mjek specialist. Situata vazhdonte e rëndohej dhe, në të tilla kushte, zonja drejtohet sërish në Komisariatin e Vlorës për denoncimin e radhës, dosja e cila dërgohet në Prokurorinë e Vlorës.

Ne kemi udhëtuar më shumë se 4 herë në Vlorë për të gjetur vendndodhjen e Eduardit, por ky i fundit qëndronte në Itali, edhe pse do duhej të paraqitej në prokurori për masën e tij të sigurisë. Ndaj, kur jemi të sigurt që Eduardi do të vinte në Vlorë, së bashku me policinë e këtij qyteti dhe me bashkëpunimin e Prokurorisë Vlorë, bëhet e mundur ndalimi dhe arrestimi i Eduard Limajt./piranjat news 

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

INVESTIGIME

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.