Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
INVESTIGIME

Trafikantja e sirianëve që braktisi fëmijët, një vit më parë u denoncua tek Piranjat/ A do të arrijë babai të marrë fëmijët?

P
Piranjat 6 March 2026, 22:43 · 5 min lexim
Trafikantja e sirianëve që braktisi fëmijët, një vit

Më datë 14 shkurt 2026, në kuadër të fazës së 7-të të operacionit “Relay”, zhvilluar nga Policia e Tiranës, u bë e mundur arrestimi i një shtetaseje, e cila kishte marrë në Vorë 5 emigrantë të paligjshëm.

Automjeti u kap në afërsi të Lezhës dhe shoferja 35-vjeçare, e cila kishte marrë 12.500 euro për këtë aktivitet të paligjshëm, është emër i njohur për redaksinë e “Piranjave”.

Bëhet fjalë për Elsona Çoba, ish-bashkëshortja e Albert Skura, i cili 1 vit më parë bëri një denoncim ndaj saj për rrëmbim të fëmijëve dhe zhdukje pa lënë gjurmë. Gjithçka ndodhi pasi Elsona e denoncoi Albertin për dhunë në familje dhe ai kreu 1 vit burg.

Kur doli, nëna me 3 fëmijët e mitur ishte larguar në drejtim të paditur.

Në atë situatë të dëshpëruar, Alberti na kërkoi ndihmë për të gjetur vajzat dhe pas shumë përpjekjeve, me ndihmën edhe të institucioneve, arritëm të gjenim se ku strehoheshin dhe më pas nisëm një komunikim me nënën e tyre dhe avokaten e saj, derisa organizuam takimin e shumëpritur.

Takim që Albertit ia hoqi disi mallin, por jo merakun për të voglat e tij.

“Nuk dua që vajzat të ndjekin rrugën e ish-bashkëshortes. Këtu vinin makina, natën. Deri këtu kam gjetur shenjat e rrotave të makinës. T’ju tregoj një emër që kanë shkruar kalamanjtë. Sepse Elsona më tradhtonte edhe me një vrasës, s’mund t’ia them emrin, por mbiemrin ia kanë lënë këtu.

Ela, Pula është mbiemri i vrasësit që ka bërë 15 vite burg për një vrasje, dhe telefoni. Çfarë do të thotë kjo?

Që Ela flet në telefon me këtë. Është marrë me shumë njerëz të krimit këtu. Ela përdor fëmijët për t’u mbrojtur nga ligji, se thotë ‘hajde se kam unë fëmijët dhe nuk më fusin në burg’. Sepse Ela do të trafikojë sirianë…”, tha asokohe z. Skura, duke kërkuar njëkohësisht edhe heqjen e kujdestarisë së nënës, kërkesë që do të shqyrtohet më 12 mars.

Menjëherë pas arrestimit të 35-vjeçares, fëmijët e saj të mitur u strehuan në qendrën Arsis, atje ku Alberti zhvilloi një takim me ta, por pa sukses. Vajzat ishin shumë të ftohta dhe shumë të largëta me të. Në kushtet në të cilat ndodhemi, ata fëmijë kanë nevojë vetëm për mbështetje dhe dashuri.

E ç’është më e rëndësishmja, të rifitojnë besimin e humbur te babai i tyre.

Nga ana tjetër, ndërkohë që hetimet vijojnë, më datë 17 shkurt, Gjykata e Tiranës i caktoi 35-vjeçares Elsona Çoba masën “arrest në shtëpi”, për shkak të rolit të saj prindëror për 4 vajza të moshës nën 18 vjeç.

Jo vetëm ligjërisht, por edhe moralisht, një vendim i drejtë ky i Gjykatës.

Por pyetja që mbetet është: cili do të jetë në afatgjatë fati i këtyre vajzave?

Kur nga njëra anë nuk duan të jetojnë me babain e tyre dhe nga ana tjetër kanë pranë një nënë e cila është pjesë e një rrjeti kriminal që përfiton të ardhura në mënyrë të jashtëligjshme./ piranjat.news

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

INVESTIGIME

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.