Tensione në protestën jashtë Kuvendit, qytetarët godasin me vezë efektivët e policisë
Protesta e qytetarëve jashtë Parlamenti është përshkallëzuar, ku protestuesit kanë goditur me vezë efektivët e po...
Protesta e qytetarëve jashtë Parlamenti është përshkallëzuar, ku protestuesit kanë goditur me vezë efektivët e po...
Shtyhet seanca gjyqësore ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe Monika Kryemadhit në Gjykatën e Posaçme (GJKKO), ndërsa seanca e radh&e...
Gjykata e Fierit ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Bledar Bakajn, dajën e deputetes së PS, Zegjine &Ccedi...
Nëpërmjet një shkrese zyrtare, GJKKO i ka kthyer përgjigje Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë lidhur me k&eum...
Nënkryetari i Parlamentit, Agron Gjekmarkaj ka ngritur akuza dhe pikëpyetje të forta ndaj qeverisë gjatë Konferencës së Kry...
Pak kohë më parë Belinda Balluku dhe biznesmeni Ron Yeffet u fotografuan bashkë, pas një dreke në një nga restorantet e Tir...
“Poshtë qeveria!”, “Poshtë patronazhistët”. Këto janë disa prej thirrjeve që lëshojnë në...
Pas aktgjykimit ndaj ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, djali i tij, Altin Krasniqi, ka reaguar përmes një mesazhi...
Sot është dita e 110 e protestës qytetare. Në tubimin e mbajtur ditën e djeshme para Kryeministrisë është paralaj&eum...
Ditën e sotme do të dalë para trupës gjykuese daja i deputetes socialiste, Zegjine Çaushi, Bledar Bakaj. Bakaj i cil...
Historia e zonjës nga Shkodra, Miriana Karini, e ka zanafillën në vitin 2019, kur ajo kishte dalë në qytet për të pirë një kafe me familjarët e saj. Në lokal rrëzohet dhe thyen kaviljen, por nuk kishte besim të plotë në spital shtetëror dhe kërkoi ndihmë që të operohej në një spital privat. Shoku i djalit të saj, Saimir Suma, i dërgon nga Tirana ambulancën e Spitalit Gjerman, por zonja, kur mbërrin në kryeqytet, e gjen veten në një tjetër ambient, në Poliklinikën Mjekësore Gjermane.
E vetmja gjë e përbashkët mes tyre është fjala gjerman.
Administratori i Poliklinikës Mjekësore Gjermane ishte z. Ardian Kazaferi dhe mjeku serb Gordan Gavrillovic, i njëjti mjek që kreu edhe operacionin e zonjës Karini. Pasi mbaroi ndërhyrja, asaj iu tha se operacioni kishte dalë me sukses, por fatkeqësisht do të ishte krejt e kundërta. Dhimbjet në këmbën e saj ishin të tmerrshme dhe 24 orë e mbante me akull. Fizioterapia kryhej, por dhimbjet e saj ishin të padurueshme. U bënë disa grafi, disa kontrolle, por zonjës Karini iu tha se nuk kishte asgjë dhe se gjithçka do të kalonte.
59-vjeçarja asokohe pinte edhe ilaçe të rekomanduara nga mjekët për uljen e dhimbjeve, por asnjë përmirësim. Me këmbënguljen e familjes u bë një rezonancë, por përgjigjet e saj nuk u dhanë asnjëherë, prej frikës së stafit se do të zbulohej gjithçka e gabuar që ishte bërë gjatë operacionit.
“500 euro më bëri ambulanca, 5000 euro te Poliklinika, 5500 euro kemi paguar për këtë hata”, shprehet zonja Karini, pa e ditur që hataja e vërtetë do të vinte më pas.
Sërish me këmbënguljen e familjarëve, ajo shkoi në Spitalin e Shkodrës dhe bëri grafi, atje ku u vunë re 23 kocka të thyera në shpinën e këmbës së saj, të cilat kishin filluar të ngjiteshin vetë.
“Merre me mend se çfarë hataje ka qenë. Unë bëja fizioterapi me këmbë të thyer. Ma kapnin këmbën, ma shtrëngonin për të bërë lëvizje. Unë bërtisja. Fizioterapisti më thoshte: ‘Janë duke të shërbyer 2 burra këtu me gjithë këtë lezet dhe ti bërtet’! I thosha: ‘Po më dhemb, more, më del prej shpirti’!”
Pas këtij konstatimi, ata menjëherë u nisën për në Turqi. Atje mjeku u trondit nga ajo që pa.
“Çfarë paskan bërë, moj, i kanë vënë protezë më të madhe, prandaj ka këto siklete mami”, i ishte drejtuar ai vajzës së Mirianës.
Për ta sqaruar, mjeku serb që kishte bërë ndërhyrjen kishte përshtatur në këmbën e majtë të Mirianës një protezë më të madhe se ajo që duhej, më të gjatë dhe më të trashë, duke i shkaktuar asaj dëmtime të pariparueshme, siç ishte hollimi i kockës, zhvendosja e kupës së gjurit dhe këputja e nervit shiatik, duke e lënë 65-vjeçaren invalide për gjithë jetën.
Trajtimi i saj vijoi në Turqi dhe më pas në Shqipëri, duke u përmirësuar dita-ditës. Thuhet gjithmonë, shëndeti mbi të gjitha, por në rastin e Mirianës, dëmet shëndetësore kanë ecur paralel edhe me shpenzimet marramendëse.
“U krijua edhe një gropë e madhe financiare. Dëmtova komplet familjen. U mblodh një siklet i madh. Mbasi u ktheva nga Turqia deri tani unë nuk kam përfituar asgjë, vetëm humbje të njëpasnjëshme. Duke pasur parasysh gjithë këto gjëra, gjithë këtë dëm, mora vendimin me i hedh në gjyq për gjymtimin që më kanë bërë. Kjo është historia ime.”, shprehet ajo për gazetarin e emisionit investigativ “Piranjat”, Freard Rista./piranjat.news
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi
Një tenor, i detyruar të përdorë transportin publik, bën provat e shfaqjes në mes të autobusit. Qytetarët, përve&...
Pak kohë më parë, për disa javë me radhë, kemi sjellë në vëmendjen e publikut masakrën mjedisore që po ...
Në Tiranë, prej më shumë se një dekade, lulëzon një industri që nuk figuron në statistikat zyrtare, por që p...
Kur makineria e mbeturinave është në gjendje skandaloze, tenderët nuk mund të jenë “të pastër”. Në nj...
Ditën e sotme, pas një shiu në qarkun e Kukësit, u shemb edhe një tjetër rrugë. Bëhet fjalë për aksin Kuk&e...
Nga Piranjat News Një kontratë me vlerë 64 milion lekë, një garë formale dhe një fitues që edhe pse i përjashtua...
Bujqësia dhe blegtoria, dikur sektorët më jetikë të popullit shqiptar, sot janë kthyer në dytësorë për shkak t...
Emigracioni, ky fenomen që nisi masivisht në Shqipëri në vitet 1990-1991, vijon edhe sot e kësaj dite të mbetet një plag&eu...
Erlind Sulo është emëruar gjatë ditës së djeshme zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, pava...
NJë tender me vlerë 116,965,200 lekë të rinj pa TVSH është zhvilluar nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë El...