Vrasje e trefishtë në Podgoricë, dy vëllezërit shqiptarë mes viktimave

Një krim i rëndë ka tronditur Podgoricë, ku tre persona janë gjetur të pajetë në një lagje të zonës së njohur si Aeroporti i Vjetër.
Sipas mediave vendase, mes viktimave janë identifikuar dy vëllezër nga Rozhajë, Denis Hoti (28) dhe Nezrin Hoti (27). Të tre viktimat janë burra të rritur dhe, sipas policisë, nuk ka indicie që ngjarja të lidhet me përplasje mes grupeve kriminale.
Autoritetet kanë shpallur në kërkim një tjetër shtetas nga Rozhaja, Vehid Murić, i cili dyshohet se ka kryer krimin gjatë natës në një apartament me qira. Sipas hetimeve paraprake, ai ka vrarë tre persona me të cilët punonte në një kantier ndërtimi dhe më pas është larguar nga vendngjarja.
Policia bën me dije se ngjarjes i kanë paraprirë mosmarrëveshje personale mes viktimave dhe të dyshuarit, ndërsa të gjithë personat janë me origjinë nga Rozhaja.
Dyshohet se krimi është kryer me armë të ftohtë, ndërkohë që pas ngjarjes autori mendohet të jetë kthyer në qytetin e tij të lindjes. Atje, sipas burimeve, ai ka ushtruar dhunë edhe ndaj nënës së tij në banesën familjare.
Ka qenë pikërisht familja që ka njoftuar policinë për incidentin, çka ka çuar më pas në zbulimin e krimit në Podgoricë.
Autoritetet po zhvillojnë një operacion të gjerë kërkimi për kapjen e të dyshuarit, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.
Lexo edhe
AKTUALITET
EMRAT/ U plagosën pas shpërthimit të granatës, kush janë dy të rinjtë nga Memaliaj që po luftojnë për jetën

Apartamente, tokë dhe kuota të pesë shoqërive/ Prokuroria në Fier kërkon konfiskimin e pasurive të biznesmenit të njohur!

Mbi 150 kg drogë dhe 55 mijë euro nën shtrat, arrestohen 3 shqiptarë në Itali

Tepelenë/ 27-vjeçarit i shpërthen granata në dorë, dy të rinj në gjendje të rëndë

Rritja e çmimit të naftës/ Transporti interurban në kolaps në Berat, linjat reduktohen deri në 40%





