5 të plagosurit kosovarë nga zjarri në hotelin e Vlorës/ Kurti: Jemi të tronditur

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë, ku një hotel u përfshi nga flakët në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele në Vlorë.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, Kurti shpreh tronditje për ngjarjen e rëndë, duke shtuar se po e monitorojnë nga afër gjendjen e qytetarëve të Kosovës.
Sipas Kurtit, Kosova është në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet përkatëse në Shqipëri, ndërsa uroi shërim të shpejtë dhe të plotë, të lënduarve.
Reagimi:
Sot, në orët e hershme të mëngjesit, një zjarr përfshiu një hotel në Vlorë, ku si pasojë u lënduan katër shtetas të Republikës së Kosovës, tre prej të cilëve po marrin trajtim spitalor në Tiranë dhe një në Vlorë.
Jemi të tronditur nga lajmi dhe po e monitorojmë nga afër gjendjen e qytetarëve tanë, duke qenë në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet përkatëse në Shqipëri. Të lënduarve u dëshiroj shërim të shpejtë dhe të plotë.
Lexo edhe
KOSOVA
Policia jep detaje për dorëzimin e Hazirajt: Për kapjen e tij u aktivizuan FIT dhe AKI

Gjenden mbetje eshtërore të tre personave në Kalludër të Zubin Potokut

Osmani: Pas zgjedhjeve i thashë Abdixhikut të mos propozohej emri im për presidente

Serbia arreston një të dyshuar për krime lufte në Kosovë

Çfarë zbuloi mësuesi nga Kosova për bashkëpunimin me zyrtarin e BIA-s serbe





