Avokati i Veliajt: Rama më mori sot në telefon duke fyer dhe kërcënuar
Plarent Ndreca, avokat i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj ka deklaruar në emisionin “Opinion” se kryeministri Edi Rama e ka te...
Plarent Ndreca, avokat i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj ka deklaruar në emisionin “Opinion” se kryeministri Edi Rama e ka te...
Vrau shqiptarin dhe e fshehu trupin në pus, 29-vjeçari italian: Jam penduar, nuk doja ta vrisja “Jam penduar, nuk doja ta vrisja. Gjithç...
Partia Demokratike ka kërkuar hetim urgjent për shantazhin mafioz të Edi Ramës ndaj Erion Veliajt, duke deklarua se ky i fundit ësht&eu...
Letra e publikuar sot nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, lidhur me vizitën e ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu në burgun ...
Kryeministri Edi Rama është përballur me pyetje të drejtpërdrejta për korrupsionin në radhët e zyrtarëve të ti...
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka propozuar rritje të numrit të gjyqtarëve në vend për të ndihmuar në uljen e stoku...
Tre personat e arrestuar për shpërthimin tragjik në zonën e Plakës, në Athinë, janë lënë në burg të ...
Guardia Civil po heton origjinën e një ngarkese të madhe kokaine, e zbuluar gjatë kësaj fundjave në dy magazina në zonën...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar pas debatit të krijuar mbi takimin e tij me ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu, në bu...
16-vjeçari Arjon Xhezairi ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi nuk arriti t’u mbijetonte plagë...

Vendimi i sotëm i Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka rikthyer në Kosovë debatin nëse Kuvendi mund të ndërhyjë për të shfuqizuar Gjykatën Speciale.
Hashim Thaçi u dënua në shkallë të parë me 25 vjet burg, Jakup Krasniqi me 25 vjet, Kadri Veseli me 18 vjet dhe Rexhep Selimi me 13 vjet. Të katërt u shpallën fajtorë për katër akuza për krime lufte, ndërsa u shpallën të pafajshëm për gjashtë akuza për krime kundër njerëzimit. Vendimet nuk janë përfundimtare dhe mund të apelohen.
Por a mund ta “shkrijë” Kuvendi i Kosovës Gjykatën dhe, nëse po, a do të liroheshin automatikisht të dënuarit? Nga shqyrtimi i Kushtetutës së Kosovës, Ligjit 05/L-053 dhe marrëveshjes Kosovë–Holandë, përgjigjja është më e ndërlikuar.
Dhomat e Specializuara janë pjesë e sistemit juridik të Kosovës dhe baza e tyre është futur drejtpërdrejt në Kushtetutë përmes Amendamentit nr. 24 dhe nenit 162. Kushtetuta u jep atyre kompetencë për gjykim, paraburgim dhe madje për vuajtjen e dënimeve jashtë Kosovës, si dhe për administrimin e çështjeve të mbetura edhe pas përfundimit të mandatit.
Pikërisht për këtë arsye, vetëm shfuqizimi i Ligjit 05/L-053 nga Kuvendi nuk do të mjaftonte për ta zhdukur bazën kushtetuese të Gjykatës. Neni 162 do të vazhdonte të ishte pjesë e Kushtetutës.
Nëse synimi do të ishte ndryshimi ose heqja e nenit 162, do të duhej të ndiqej procedura e amendamentimit të Kushtetutës.
Sipas nenit 144, propozimin mund ta bëjnë Qeveria, Presidenti ose të paktën një e katërta e deputetëve. Për miratim duhen dy të tretat e të gjithë 120 deputetëve, pra të paktën 80 vota, dhe njëkohësisht dy të tretat e deputetëve që mbajnë 20 vendet e garantuara për komunitetet joshumicë — praktikisht të paktën 14 prej tyre. Përpara votimit, amendamenti duhet t’i dërgohet Gjykatës Kushtetuese për kontroll paraprak nëse cenon të drejtat dhe liritë e Kapitullit II.
Ligji për Dhomat e Specializuara parashikon shprehimisht se institucionet, dosjet, arkivat dhe funksionet e Gjykatës mbrohen nga ndërhyrjet, përfshirë ato me veprim legjislativ. Po ashtu parashikohet një mekanizëm rezidual, i cili mund të vazhdojë të administrojë çështjet pasi të gjitha vendimet të bëhen përfundimtare.
Pra, nuk ekziston në ligj një dispozitë sipas së cilës mbyllja e institucionit anulon automatikisht vendimet penale që ai ka dhënë.
Në situatën aktuale, rruga e drejtpërdrejtë që parashikon ligji është Apeli. Paneli i Apelit mund ta lërë në fuqi vendimin, ta ndryshojë ose ta rrëzojë atë. Ligji parashikon që, si rregull, i dënuari qëndron në paraburgim gjatë shqyrtimit të apelit, përveçse kur paneli vendos ndryshe.
Pas një vendimi përfundimtar ekzistojnë edhe mjete të jashtëzakonshme juridike, përfshirë rihapjen e procedurës në rrethana të caktuara dhe kërkesën për zbutje të jashtëzakonshme të dënimit. Por ligji përjashton një mundësi tjetër që ekziston për të dënuarit nga gjykatat e zakonshme të Kosovës: Presidenti i Kosovës nuk mund t’i falë personat e dënuar nga Dhomat e Specializuara. Kohëzgjatja e dënimit mund të ndryshohet vetëm nga vetë Dhomat e Specializuara ose nga mekanizmi i tyre rezidual.
Në vitin 2017 pati një përpjekje politike të ngjashme, kur 43 deputetë të Kuvendit nisën iniciativën për shfuqizimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Bashkimi Evropian e kundërshtoi publikisht atë nismë, duke argumentuar se Kosova kishte marrë detyrime ndërkombëtare për funksionimin e Gjykatës.
Kuvendi mund të tentojë ndryshimin e ligjit dhe Kushtetutës, por një proces i tillë do të kërkonte shumicë kushtetuese, kontroll paraprak kushtetues dhe do të përballej me dispozitat që e lidhin përfundimin e mandatit me njoftimin e Këshillit të BE-së. Edhe mbyllja e Gjykatës, sipas mekanizmit të parashikuar sot, nuk i anulon vetvetiu vendimet e saj dhe as nuk krijon një detyrim për Holandën që t’i lirojë të dënuarit.
Zëvendëskryeministri dhe ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiç, tha se aktgjy...
Gjykata Speciale e Hagës dënoi sot me 81 vite burg të katër ish liderët e UÇK-së, Hashim Thaçin (25 vite burg), Ka...
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, morën këtë të enjtë një vendim drastik ndaj ish krerëve t&eu...
Kryetari i Shoqatës Atdhetare për Bashkim dhe Identitet Kombëtar, Kristaq Ziu ka reaguar në një deklaratë për mediat, n&eum...
Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, i ka cilësuar dënimet ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit,...
Ish-kryeministri e ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ish-krerët e tjerë të UÇK-së janë dënuar me nj...
Gati tri dekada para dënimit me 25 vjet burgim nga Dhomat e Specializuara në Hagë, Hashim Thaçi ishte dënuar në mungesë e...
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë,...
Pas vendimit të sotëm në Hagë, ka reaguar edhe vajza e Jakup Krasniqit, Gresë Krasniqi. Në një status të publikuar n&...
Analisti Ben Andoni, i ftuar në News24 komentoi dënimin me 81 vite burg për komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosov&eu...