Ndodh dhe kjo! Vodhi orën luksoze 260 mijë euro në Tokio, por e ktheu me postë bashkë me një letër faljeje
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Tokio të Japonisë, ku një orë luksoze zvicerane, me vlerë mbi 260 mijë euro, ...
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Tokio të Japonisë, ku një orë luksoze zvicerane, me vlerë mbi 260 mijë euro, ...
Aleksandar Vuçiç e humbi pushtetin. Tani, pyetja është nëse do të japë llogari edhe për mënyrën se si e u...
Një tjetër aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në aksin që lidh Matin me Rrugën...
Paralajmërimi i kryeministrit Edi Rama pak ditë më parë se do të gjobiten ata persona që marrin pjesë në protestë,...
Fushata e zgjedhjeve të mesit të mandatit në SHBA pritet të jetë më e kushtueshmja e regjistruar ndonjëherë, me koston t...
Gratë janë ende të nën-përfaqësuara në politikën amerikane, por në zgjedhjet më 3 nëntor, ato mund t&eum...
Pavarësisht stuhisë politike dhe akuzave tepër të rënda të lëshuara nga Erion Veliaj përmes letrës së tij nga...
Ndryshon orari i qarkullimit në pikën e kalimit kufitar të Qafë Botës. Autoritetet greke kanë rikthyer orarin dimëror, duke ...
Qeveria ka hartuar projektbuxhetin e pushtetit vendor për vitin 2027 mbi ndarjen e vjetër administrativo-territoriale me 61 bashki, ndonëse Kuve...
Kancelari gjerman Friedrich Merz ka deklaruar se presidenti i ardhshëm i Gjermanisë duhet të jetë një grua. “Do t’i propozo...
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka dhënë detaje nga takimi i sotëm me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke konfirmuar se diskutimet për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm të Kosovës kanë kaluar në një fazë më konkrete.
Abdixhiku tha se, pas dakordimit për parimet mbi të cilat duhet të bazohet zgjedhja e presidentit, në takimin e sotëm janë diskutuar edhe emra konkretë.
“Pas dakordimit rreth parimeve për presidentin apo presidenten e ardhshme të Republikës së Kosovës, sot kemi vazhduar me diskutime rreth emrave konkretë”, tha Abdixhiku.
Sipas tij, emrat e propozuar gjatë takimit, në masë të madhe, janë në përputhje me parimet e dakorduara më herët.
“Ky është një hap përpara, meqenëse nga koncepti politik rreth parimeve kemi kaluar në emra”, deklaroi ai.
Megjithatë, Abdixhiku tha se emrat nuk mund të bëhen publikë për shkak të ndjeshmërisë së procesit, ndërsa paralajmëroi se palët do të takohen sërish për të finalizuar marrëveshjen.
“Për shkak të ndjeshmërisë së procesit, ju lutem për mirëkuptim, nuk mund të diskutoj për emra konkretë në këtë fazë, por do të takohemi sërish për të finalizuar dhe për të zgjedhur presidentin e ardhshëm të Republikës së Kosovës”, u shpreh ai.
Kreu i LDK-së theksoi se partia e tij synon që procesi të përfundojë brenda afatit kushtetues prej 60 ditësh, duke e lidhur këtë me nevojën për stabilitet institucional.
“Po përpiqemi, meqë jemi të interesuar që t’i japim stabilitet Republikës së Kosovës. Duam të jemi zë i arsyes për këtë stabilitet”, tha Abdixhiku.
Ai theksoi se LDK-ja nuk do të thërrasë seancë të Kuvendit, pasi sipas tij ekzistojnë paqartësi të thella kushtetuese rreth kësaj çështjeje. Megjithatë, ai tha se për LDK-në është e qartë se presidenti duhet të zgjidhet brenda afatit 60-ditor.
Abdixhiku gjithashtu hodhi poshtë mundësinë që LDK-ja të jetë e lidhur me ndonjë parti tjetër, duke theksuar se vendimet e saj merren në mënyrë të pavarur.
“LDK-ja është e LDK-së. Vetëm anëtarësia e LDK-së vendos mbi një LDK të tillë të lirë”, deklaroi ai.
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka folur pas takimit me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, duke b&e...
Një grua 80-vjeçare, e identifikuar me inicialet L.D, dyshohet se është vrarë nga bashkëshorti i saj, B.D., 81-vjeçar. P...
Lëvizja Vetëvendosje thotë se tashmë i ka përcaktuar emrat që do të propozojë për presidentin e ardhshëm t&e...
Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori në pension William G. Walker, u është drejtuar me një...
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka njoftuar për përditësimin e procesit të optimizimit të pranisë së tij në ...
Gazetari Milaim Zeka ka dhënë detaje të reja lidhur me materialet që, sipas Prokurorisë Speciale, ia kishte dorëzuar Fatmir Shehol...
Sipas dosjes së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës ndaj Fatmir Shehollit, ekzistonte edhe një plan i strukturave t...
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ukë Rugova deklaroi se së shpejti do të ketë një emër të një p...
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj Fatmir Shehollit për spiunazh dhe shantazh. Sheholli, i arrestuar në tetor të vi...
Akademikja dhe shkrimtarja shqiptare e njohur ndërkombëtarisht, Lea Ypi, ishte sot pjesë e një ligjërate në seminarin e organizuar...