Abdixhiku i mbijeton votëbesimit në Kuvendin e Jashtëzakonshëm të LDK-së

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, i ka mbijetuar votëbesimit në Kuvendin e Jashtëzakonshëm të partisë, të thirrur nga delegatët pas kërkesave për shkarkimin e tij.
Sipas rezultateve të bëra të ditura nga zyrtari i LDK-së, Berat Rukiqi, 169 delegatë votuan kundër shkarkimit të Abdixhikut, duke bërë që mocioni të mos kalojë. Ndërkohë, 152 delegatë votuan pro largimit të tij nga drejtimi i partisë. Votëbesimi ndaj Abdixhikut u zhvillua në një klimë tensionesh të brendshme, pas kritikave të shumta për rezultatet zgjedhore të LDK-së, e cila nën drejtimin e tij ka dalë e treta në tri procese zgjedhore radhazi.
Në fjalimin e mbajtur para delegatëve, Abdixhiku iu përgjigj kritikëve brenda partisë, duke i akuzuar se po dëmtojnë kulturën politike të LDK-së dhe se kanë zgjedhur të sulmojnë publikisht partinë në vend që të kontribuojnë në proceset e saj. Ai theksoi se përgjegjësi u detyrohet vetëm atyre që, sipas tij, ishin të angazhuar në terren gjatë fushatës dhe mbajtën barrën e saj.
Gjatë fjalimit të Abdixhikut u vu re edhe reagimi i kryetarit të Lipjanit, Imri Ahmeti, një prej zërave që kishte kërkuar shkarkimin e tij, i cili u pa duke tundur kokën në shenjë mospajtimi.
Lexo edhe
KOSOVA
Nuk njeh Kosovën, BE kritikon Vuçiç: Me dialog arrihet normalizimi

Sondazhi: Rritet pesimizmi, një në katër qytetarë do të largohet nga Kosova

Aksident i rëndë në Kosovë, kamioni përplaset me tre makina, shtatë të plagosur

Po inspektonin lidhjet ilegale, qëllohen punonjësit e ujësjellësit në Mitrovicë

Krimet e luftës në Kosovë, Kurti: Mbi 12 mijë viktima të dokumentuara, Serbisë t’i bëhet trysni që të hapë arkivat

BE kritikon Vuçiç: Të shmangen deklaratat që nuk kontribuojnë në normalizimin e dialogut mes Serbisë dhe Kosovës

Tronditet Prishtina/ Vinçi këputet papritmas dhe zë poshtë dy persona, 20-vjeçari vdes në vendngjarje

Aksident në Kosovë, plagosen 5 persona, mes tyre dhe dy efektivë policie





