Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Kujtohet Albpetrol, urdhëron bllokimin e aksioneve të “Bankers”: Na ka detyrime pa paguar! Paralajmëron kallëzim ndaj Toni Gogut/ Avokati i Veliajt: Nuk kam frikë nga kërcënimet e Ramës EMRAT/ Tmerri i familjeve aziatike në Londër, dënohen ‘katër’ skifterët shqiptarë. Kush janë ata Plagosja e ushtarit në Kuçovë/ Ministria e Mbrojtjes: U qëllua në shpatull me armën e shërbimit, transport... LE MONDE: Revolta e studentëve nuk zbehet, pavarësisht ashpërsimit të represionit nga Rama FOTO/ Studentit i vjen gjoba përmes policisë. I riu: S’jam dakord, Rama n’burg! KLGJ propozon shtimin e organikës me 102 gjyqtarë/ Ku do t’i gjejë ata? E rriti e vetme pas ndarjes nga bashkëshorti, zbulohen detaje të reja nga vrasja e 39-vjeçares shqiptare ng... ‘Lavatriçe’ e Vuçiçit/ Si u rrënua perandoria financiare e ‘Alta Bankës’ në Serbi Vetëplagoset me armën e shërbimit një ushtar në Bazën Ajrore të Kuçovës Situata e tensionuar në vend/ Shtyhet Panairi i 29-të i Librit në Tiranë, ja kur do të zhvillohet BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri
KOSOVA

Abdixhiku: LDK kërkon postin e presidentit për të garantuar balancën demokratike

P
Piranjat 6 August 2026, 10:49 · 2 min lexim
Abdixhiku: LDK kërkon postin e presidentit për të garantuar

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, deklaroi se çelësi i një marrëveshjeje me Lëvizjen Vetëvendosje të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, mbetet arritja e një balance demokratike mes palëve.

Pas tri takimeve me Kurtin, në kuadër të përpjekjeve për zgjidhjen e krizës politike dhe formimin e institucioneve të reja, Abdixhiku tha se është shënuar progres në disa çështje, por se ende ekzistojnë dallime të mëdha lidhur me postin e presidentit.

“Ka shumë afrime në shumë çështje, por ende kemi distancë në çështjen kryesore, që është balanca demokratike. Kuvendi duhet të konstituohet sot, nuk ka arsye për të mos u konstituuar”, u shpreh ai.

Lideri i LDK-së theksoi se nuk dëshiron të diskutojë për emra konkretë për postin e presidentit, por këmbënguli se partia e tij duhet të përfaqësohet në këtë funksion për të garantuar balancën institucionale.

“Ne kërkojmë balancë demokratike, e cila kërkon që LDK-ja të jetë e përfaqësuar. Nuk po flasim për emrat individësh, por për balanca demokratike që do të ishte e mirë edhe për Kosovën”, deklaroi Abdixhiku.

Ai shtoi se afati për formimin e Qeverisë është edhe 25 ditë dhe se do të ishte më mirë nëse marrëveshja për të gjitha institucionet do të arrihej sa më shpejt.

“Kemi edhe 25 ditë për formimin e Qeverisë. Nëse merremi vesh më herët për të gjitha institucionet, më mirë. Nëse nuk merremi vesh, duhet të jemi transparent me ju dhe popullin se kaq kemi mundur dhe fatkeqësisht nuk mund të bëjmë më shumë. Përderisa po takohemi, është lajm i mirë”, përfundoi ai.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

KOSOVA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.