Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Horoskopi/ Kujdes! Situata mund t'ju dalë jashtë kontrollit. Ja çfarë paralajmërojnë yjet Kujtohet Albpetrol, urdhëron bllokimin e aksioneve të “Bankers”: Na ka detyrime pa paguar! Paralajmëron kallëzim ndaj Toni Gogut/ Avokati i Veliajt: Nuk kam frikë nga kërcënimet e Ramës EMRAT/ Tmerri i familjeve aziatike në Londër, dënohen ‘katër’ skifterët shqiptarë. Kush janë ata Plagosja e ushtarit në Kuçovë/ Ministria e Mbrojtjes: U qëllua në shpatull me armën e shërbimit, transport... LE MONDE: Revolta e studentëve nuk zbehet, pavarësisht ashpërsimit të represionit nga Rama FOTO/ Studentit i vjen gjoba përmes policisë. I riu: S’jam dakord, Rama n’burg! KLGJ propozon shtimin e organikës me 102 gjyqtarë/ Ku do t’i gjejë ata? E rriti e vetme pas ndarjes nga bashkëshorti, zbulohen detaje të reja nga vrasja e 39-vjeçares shqiptare ng... ‘Lavatriçe’ e Vuçiçit/ Si u rrënua perandoria financiare e ‘Alta Bankës’ në Serbi Vetëplagoset me armën e shërbimit një ushtar në Bazën Ajrore të Kuçovës Situata e tensionuar në vend/ Shtyhet Panairi i 29-të i Librit në Tiranë, ja kur do të zhvillohet
KOSOVA

Abdixhiku pas takimit me Kurtin e nënkupton se do presidentin: Nëse s’kemi marrëveshje, shkojmë në zgjedhje

P
Piranjat 4 August 2026, 22:01 · 2 min lexim
Abdixhiku pas takimit me Kurtin e nënkupton se do presidentin: Nëse

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka dhënë shenja se subjekti i tij politik që udhëheq e do pozitën e presidentit.

Abdixhiku në një konferencë për media tha se LDK dëshiron balanc demokratik dhe kërkon që të ketë rolin e saj në këtë balanc, shkruan Insajderi.

“Ky ishte takimi i dytë me vullnet të mirë, me respektim të plotë edhe të rezultatit zgjedhor edhe gatishmërinë tonë si LDK-së që me çdo kusht të shmangim zgjedhjet e reja. LDK-ja qëndron brenda parimeve tashmë të bëra publike: Na duhet një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe e dyta të ketë balancë demokratike brenda institucioneve dhe LDK-ja të jetë e përfshirë në këtë balancë demokratike”, deklaroi ai.

“Në qoftë se s’bëhet asgjë, e vetmja gjë e garantuar do të jenë zgjedhjet e reja. Nuk kemi folur për emra konkretë. Në qoftë se deri më datë 6 gusht … LDK s’ka asnjë apetit për kryetarin e kuvendit sepse është figurë ceremoniale. Për çështje të tjera kemi afat kohor shtesë. Sa më herët më mirë që të bëjmë zgjidhje”, tha ndër të tjera ai.

“President koncensual është secili president që i merr 80 vota, LDK-ja duhet të ndihet e përfaqësuar në institucione”, tha më tej Abdixhiku. 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

KOSOVA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.