Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Rezerva ushqimore dhe uji për të paktën 72 orë! Kanadaja u bën thirrje qytetarëve të përgatiten për emergje... Kremlini zbulon temat e bisedimeve me Kievin në Abu Dhabi, Peskov: Garancitë e sigurisë për Rusinë dhe Ukra... EMRAT/ Dhunuan punonjësin dhe grabitën xhiron e karburantit në Klos, arrestohen dy të rinjtë Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e naftës dhe benzinës, ja sa do të shiten nga sot Virozat mbushin Pediatrinë e Elbasanit, mbi 100 fëmijë paraqiten në 24 orë Vrasja e të riut nga Barleta zbardh skemën, Kepi: Miliona euro të trafikut të drogës pastrohen ne Shqipëri... Berisha njofton sërish protestë të shtunën: Në 12:00 te Kryeministria! Media franceze: Rinia ka vënë nën presion pushtetin e Ramës! Sulm kibernetik në Francë, hakerët ndërhyjnë në sistemin e ftohjes së rezervave të gjakut, temperatura arri... Deputeti iranian kërcënon Evropën: Raketat tona mund të godasin “zemrën” e saj nëse SHBA përdor bazat atje... Tinder si karrem për grabitje, zbulohet skema e pazakontë e grupit kriminal në Turqi Çfarë do të thotë humbja e Trump për Europën dhe tregjet globale
KOSOVA

'Ambasadorë' të çështjes shqiptare/ Ish-kongresistit amerikan Joe dhe aktivistja Shirley DioGuardi marrin nesër shtetësinë e Kosovës

P
Piranjat23 August 2026, 17:18 · 1 min lexim
'Ambasadorë' të çështjes shqiptare/

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, do tu dorëzojë nesër dekretin e shtetësisë së Kosovës ish-kongresistit amerikan Joe DioGuardi dhe aktivistes Shirley Cloyes DioGuardi.

Ceremonia e veçantë do të mbahet në orën 11:00, ku Haxhiu do t'ua dorëzojë zyrtarisht dekretet e shtetësisë dy figurave të njohura për kontributin e tyre në çështjen shqiptare dhe në mbështetje të Kosovës.

Joe DioGuardi, ish-kongresist amerikan dhe ish-kreu i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, është konsideruar një nga miqtë e mëdhenj të Kosovës dhe një zë i fuqishëm në SHBA për lirinë dhe pavarësinë e saj.

Edhe Shirley Cloyes DioGuardi ka qenë për vite të tëra aktive në promovimin e çështjes së Kosovës dhe të drejtave të shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

KOSOVA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.