Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“Kjo është një katastrofë”/ Republikanët e zemëruar fajësojnë Trumpin për humbjen shkatërruese Tragjedi në Bulqizë gjatë gjuetisë! Zbardhen detajet, 29-vjeçari qëllohet për vdekje me armë gjahu! Shoqëro... Protestat kundër Ramës, Kos: Qeveria duhet të ndryshojë ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe Investimet Strateg... Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë ​Rodri humb duelin ndaj Atletico Madridit Studentët mbushin korridoret e Ekonomikut, thirrje në kor: 'Erdhën studentët', 'Bojkoto dhe protesto'! Studentët e Politeknikut dhe Ekonomikut i bashkohen protestës, priten me duartrokitje nga të rinjtë para Mi... Championsi aziatik, Jasir Asani vendimtar! Sulmuesi shqiptar shënon në shtesë dhe i dhuron fitoren Esteghla... Egnatia kërkon fitoren e parë në Evropë! Dede me dy mungesa të rëndësishme, por rikthen Bitrin 'Qeveria ka zgjedhur represionin dhe gazin'/ Eurodeputetja: Të rinjtë që protestojnë në Shqipëri duan një v... Frenkie de Jong arrin kuotën e 300 ndeshjeve me Barcelonën: Gjuri nuk më shqetëson më, ndihem në formë të s... Gjykata lë në fuqi masën “arrest në shtëpi” për ish-kreun e SHISH, Vlora Hyseni
KOSOVA

Ankesa të reja në Gjykatën Supreme kundër rezultatit të zgjedhjeve në Kosovë

P
Piranjat 3 July 2026, 15:51 · 2 min lexim
Ankesa të reja në Gjykatën Supreme kundër rezultatit të

Të tjera ankesa janë dërguar pak para afatit të fundit kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve në Kosovë.

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu ka konfirmuar për Euronews Albania se e ka dorëzuar ankesën e tij në Gjykatën Supreme, pak pas mesditës. Haxhiu pretendon se ka pasur parregulli në numërimin e votave të kandidatëve të partisë së tij, dhe kërkon rinumërim. Pretendimi i tij është hedhur poshtë disa herë.

Edhe Lista Serbe ka dërguar ankesë në Gjykatën Supreme. Sipas kësaj partie, në vendimin e vet PZAP nuk e mohon se Nenad Rashiq është zgjedhur deputet me votat e shqiptarëve.

“Çështja kryesore që ia kemi paraqitur Panelit Zgjedhor, e tani ia paraqesim edhe Gjykatës Supreme, është nëse në këtë mënyrë është cenuar e drejta kushtetuese e popullit serb për përfaqësim autentik, duke pasur parasysh se vendet e rezervuara janë kategori kushtetuese pikërisht për mbrojtjen e kësaj të drejte”, thuhet në njoftimin ë kësaj partie.

Kjo është hera e fundit që palët mund të ankohen për rezultatin e zgjedhjeve. Nëse Supremja i hedh poshtë ankesat, KQZ-ja javën tjetër do të certifikojë rezultatet duke hapur rrugën për betimin e deputetëve dhe krijimin e Legjislaturës s XI-të të Kuvendit të Kosovës.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

KOSOVA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.