Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Paralajmëron kallëzim ndaj Toni Gogut/ Avokati i Veliajt: Nuk kam frikë nga kërcënimet e Ramës EMRAT/ Tmerri i familjeve aziatike në Londër, dënohen ‘katër’ skifterët shqiptarë. Kush janë ata Plagosja e ushtarit në Kuçovë/ Ministria e Mbrojtjes: U qëllua në shpatull me armën e shërbimit, transport... LE MONDE: Revolta e studentëve nuk zbehet, pavarësisht ashpërsimit të represionit nga Rama FOTO/ Studentit i vjen gjoba përmes policisë. I riu: S’jam dakord, Rama n’burg! KLGJ propozon shtimin e organikës me 102 gjyqtarë/ Ku do t’i gjejë ata? E rriti e vetme pas ndarjes nga bashkëshorti, zbulohen detaje të reja nga vrasja e 39-vjeçares shqiptare ng... ‘Lavatriçe’ e Vuçiçit/ Si u rrënua perandoria financiare e ‘Alta Bankës’ në Serbi Vetëplagoset me armën e shërbimit një ushtar në Bazën Ajrore të Kuçovës Situata e tensionuar në vend/ Shtyhet Panairi i 29-të i Librit në Tiranë, ja kur do të zhvillohet BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri Nuk mori pjesë në seancë, Gjykata e Posaçme e Apelit jep nesër vendimin për Vlora Hysenin
KOSOVA

Arrestohet mërgimtari që bëri thirrje për pushkatim të Haradinajt

P
Piranjat12 August 2026, 22:22 · 2 min lexim
Arrestohet mërgimtari që bëri thirrje për pushkatim të

Policia ka arrestuar mërgimtarin Skënder Llugiqi, cili nga Kuvendi i Kosovës gjatë të mërkurës ka bërë thirrje për pushkatim të deputetit, Ramush Haradinaj.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila bëri të ditur se i dyshuari është arrestuar nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë.

Sipas saj, ndaj të dyshuarit do të vazhdojnë procedurat e mëtejshme në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit.

Arrestimi ka ndodhur vetëm disa orë pasi Prokuroria Themelore në Prishtinë njoftoi se kishte ndërmarrë veprime urgjente lidhur me kërcënimin ndaj Haradinajt.

Në njoftimin e Prokurorisë thuhej se, menjëherë pas pranimit të informatave për kërcënimin, prokurori kujdestar nga Departamenti i Përgjithshëm kishte autorizuar Policinë e Kosovës, përkatësisht Njësinë e Hetimeve të Përgjithshme, për identifikimin e personit të dyshuar dhe ndërmarrjen e veprimeve të menjëhershme.

“Prokurori i Shtetit, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të këtij rasti”, thuhej në njoftimin e Prokurorisë.

Gjatë të mërkurës, në kuadër të aktivitetit “Bashkatdhetarët në Kuvend”, një mërgimtar ka bërë thirrje për pushkatim të Haradinajt, duke deklaruar: “Nëse duhet me u dënu Milan Radojiçiqi me 20 vjet, Ramush Haradinaj duhet me 40 vjet, 50, 100 vjet. Duhet me u pushkatu”.

Prokuroria ka bërë të ditur se do të vazhdojë bashkëpunimin me Policinë e Kosovës për zbardhjen e plotë të rastit dhe për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

KOSOVA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.