KOSOVA

Bashkëpunëtor me Vjosa Osmanin, kush është Bekim Sejdiu, njeriu që i shërbeu të drejtës prej 27 vitesh, brenda dhe jashtë Kosovës

Piranjat Përditësimi i fundit 31 August 2026, 15:23
Bashkëpunëtor me Vjosa Osmanin, kush është Bekim Sejdiu,

I përzgjedhuri i dy partive LVV dhe LDK të cilat prej kohësh ishin në vështirësi për të propozuar emrin e kandidatit për President, Bekim Sejdiu u pas disa ditësh "ngërçi politik" në Kosovë, u zgjodh në mënyrë të pavarur nga Kurti dhe Abdxhiku, si personi i duhur që mund të përfaqësojë jo vetëm partitë politike por dhe popullin. Një lajm ky që u prit pozitivisht nga figurat politike të Kosovës, edhe nga ish-presidentja Vjosa Omsani e cila kujton 25 vitet e bashkëpunimit me Sejdiun që e cilëson si kandidatin e duhur për President.

Pasi kreu studimet dhe specializimet në në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës në 1999, pas 3 vitesh Sejdiu shërbeu si profesor (asistent) në Departamentin e të Drejtës Ndërkombëtare në institucionin ku ai vetë u formësua. Bekim Sejdiu ka përfunduar dy magjistratura: në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare, në Universitetin e Bilkentit në vitin 2005, dhe në fushën e demokracisë dhe të të drejtave të njeriut, në Universitetin e Sarajevës dhe në Universitetin e Bolonjës në vitin 2001.

Ndër vite, pasi kontribuoi në Universitetin e Prishtinës për brezin e ri, gjyqtari Sejdiu ka doktoruar në fushën studimeve ndërkombëtare dhe diplomatike në Fakultetin e Qeverisë dhe të Studimeve Evropiane-Nova Univerza, në Slloveni.

Në të gjitha angazhimet e tij publike, gjyqtari Sejdiu ka qenë ngushtë i lidhur me përpjekjet për promovimin e tolerancës shoqërore, sundimit të ligjit, të drejtave të njeriut dhe të barazisë gjinore, duke qenë kësisoj pjesë e grupit themelues dhe njëkohësisht anëtar i Këshillit të Hulumtuesve Profesionalë të Institutit Kosovar për Hulumtime dhe Zhvillime të Politikave- KIPRED, periudhë kohore që përkon me vitet 2002-2008.  

Gjatë dyvjeçarit 2000-2002, ka qenë edhe drejtor programi në Fondacionin Kosovar për Shoqëri Civile- FKSHC. Dhjetëra vite karrierë gatë të cilave gjyqtari Sejdiu është dekoruar me një numër dekoratash dhe mirënjohjesh, si: Dekoratën e Asamblesë së Shtetit të Nju-Jorkut (SHBA), Çelësin e qytetit Ëorcester (Massachusetts, SHBA) dhe Medaljen nga Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Turqisë.

I njohur për vitet e kontributit në një nga institucionet më me peshë në vend, në Gjykatën Kushtetuese, mësohet se para emërimit si gjyqtar, Sejdiu shërbeu si  si diplomat në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës. Ai i takon brezit të parë të ambasadorëve të Republikës së Kosovës. 

Po ashtu, për një periudhë pesë vjeçare (2008-2012), Sejdiu ka shërbyer si Ambasador i Republikës së Kosovës në Republikën e Turqisë dhe Konsull i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Nju-Jork, që përkon me periudhën kohore 2012-2014.

Përpara se të merrte detyrën e tij si Ambasador, gjyqtari Sejdiu ka dhënë kontributin e tij si këshilltar politik në Kabinetin e ministrit të parë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës.

Duke qenë pjesë aktive në mësimdhënie universitare, gjyqtari Sejdiu ka ndjekur vizita studimore në universitete të ndryshme të Evropës dhe të SHBA-së. Gjithashtu, Sejdiu ka dhënë një tjetër kontribut të madh në mësimdhënie, në fushën e drejtësisë, pasi ka lënë pas një numër punimesh akademike në revista të ndryshme shkencore, ndërkombëtare dhe vendore.

Sa i përket jetës së tij private, mësohet se Sejdiu është i martuar me Alberie Sejdiu (Rraci), mësuese në shkollën fillore “Hasan Prishtina” në Prishtinë, me të cilën ka dhe tre fëmijë të ëmbël, dy vajza dhe një djalë: Melisën, Samirën dhe Jonin.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?