Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Rezerva ushqimore dhe uji për të paktën 72 orë! Kanadaja u bën thirrje qytetarëve të përgatiten për emergje... Kremlini zbulon temat e bisedimeve me Kievin në Abu Dhabi, Peskov: Garancitë e sigurisë për Rusinë dhe Ukra... EMRAT/ Dhunuan punonjësin dhe grabitën xhiron e karburantit në Klos, arrestohen dy të rinjtë Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e naftës dhe benzinës, ja sa do të shiten nga sot Virozat mbushin Pediatrinë e Elbasanit, mbi 100 fëmijë paraqiten në 24 orë Vrasja e të riut nga Barleta zbardh skemën, Kepi: Miliona euro të trafikut të drogës pastrohen ne Shqipëri... Berisha njofton sërish protestë të shtunën: Në 12:00 te Kryeministria! Media franceze: Rinia ka vënë nën presion pushtetin e Ramës! Sulm kibernetik në Francë, hakerët ndërhyjnë në sistemin e ftohjes së rezervave të gjakut, temperatura arri... Deputeti iranian kërcënon Evropën: Raketat tona mund të godasin “zemrën” e saj nëse SHBA përdor bazat atje... Tinder si karrem për grabitje, zbulohet skema e pazakontë e grupit kriminal në Turqi Çfarë do të thotë humbja e Trump për Europën dhe tregjet globale
KOSOVA

BE emëron gjermanin Dirk Schubel si Përfaqësues të ri Special për Kosovën

P
Piranjat13 July 2026, 14:00 · 2 min lexim
BE emëron gjermanin Dirk Schubel si Përfaqësues të ri

Këshilli i Bashkimit Evropian ka emëruar diplomatin gjerman Dirk Schubel si Përfaqësues të ri Special të BE-së për Kosovën, me mandat fillestar dyvjeçar, duke filluar nga 1 shtatori 2026. Ai do ta pasojë në këtë detyrë diplomatin estonez Aivo Orav.

Sipas njoftimit të Këshillit të BE-së, Schübel është një diplomat me përvojë të gjatë në institucionet evropiane dhe në diplomacinë gjermane.

“Dirk Schubel është një shtetas gjerman dhe diplomat i lartë evropian me përvojë të gjerë në pozita udhëheqëse në Shërbimin Evropian për Veprim të Jashtëm (EEAS), Komisionin Evropian dhe Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë”, thuhet në njoftim.

Aktualisht, Schubel shërben si shef i Divizionit për Rusinë në EEAS. Më herët ai ka qenë i dërguar i posaçëm i BE-së për Partneritetin Lindor, si dhe shef i Delegacionit të BE-së në Bjellorusi dhe Moldavi. Këshilli i BE-së bëri të ditur se mandati i tij do të fokusohet në mbështetjen e stabilitetit, demokracisë dhe perspektivës evropiane të Kosovës.

“Mandati i Përfaqësuesit Special fokusohet në promovimin e një Kosove stabile, demokratike dhe multietnike, duke mbështetur perspektivën e saj evropiane përmes komunikimit publik dhe angazhimit të synuar”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, Schubel do të ketë përgjegjësi për monitorimin e progresit në prioritetet politike, ekonomike dhe të sigurisë, forcimin e të drejtave të njeriut, sundimit të ligjit dhe mbrojtjes së komuniteteve, si dhe koordinimin e angazhimit politik të Bashkimit Evropian në Kosovë. Në njoftim theksohet gjithashtu se ai do të ofrojë udhëzime politike për Misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) dhe do të mbështesë dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës me synim avancimin e stabilitetit rajonal dhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

KOSOVA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.