BE-ja i bën thirrje partive në Kosovë për kompromis: Është koha për të qeverisur

Ushtruesja e detyrës së shefes së Bashkimit Evropian në Kosovë, Eva Palatová, u ka bërë thirrje partive politike në vend që të tregojnë më shumë kulturë politike dhe gatishmëri për kompromis, duke theksuar se Kosova ndodhet përballë një mundësie që nuk duhet humbur.
Në një opinion të publikuar për zhvillimet politike në Kosovë, Palatová ka deklaruar se pas certifikimit të rezultateve zgjedhore, prioriteti kryesor duhet të jetë funksionalizimi i institucioneve dhe krijimi i një qeverisjeje stabile.
Ajo ka theksuar se partia fituese ka një përgjegjësi të veçantë për t’u angazhuar me të gjitha forcat politike, me qëllim arritjen e marrëveshjeve që do të mundësonin konstituimin e Kuvendit, formimin e Qeverisë dhe zgjedhjen e Presidentit, në përputhje me kërkesat kushtetuese.
Sipas Palatovës, edhe partitë e tjera të përfaqësuara në Kuvend duhet të marrin pjesë në negociata me mirëbesim dhe të kontribuojnë në krijimin e një klime bashkëpunimi politik.
“Nevoja për këtë kulturë politike dhe për aftësinë për kompromis është më e madhe se kurrë”, ka shkruar ajo, duke shtuar se Kosova duhet ta shfrytëzojë momentin e krijuar në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian.
Palatová ka paralajmëruar se mungesa e stabilitetit politik po sjell pasoja të dukshme, duke vlerësuar se periudha e ardhshme nuk lidhet vetëm me formimin e institucioneve, por edhe me rikthimin e besimit të qytetarëve dhe avancimin e agjendës evropiane të Kosovës.
Lexo edhe
KOSOVA
Ky është afati i fundit për thirrjen e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës

VIDEO/ “Të bij shpullë”, “I sëmurë psikik”/ Dy analistët shqiptarë përplasen ashpër në studio

“Lëreni popullin të jetojë”/ Qytetarët e Krushevcit pas thirrjeve për bojkotimin e furrës së një shqiptari

KQZ certifikon zgjedhjet në Kosovë, Vetëvendosje del fituese me 53 mandate në Kuvend

KQZ në pritje të vendimit të Gjykatës Supreme për certifikimin e zgjedhjeve

Posterat kundër shqiptarëve në Serbi nxisin reagime, kërkohet identifikimi i autorëve

"Obama insistoi për ngritjen e Gjykatës Speciale në Kosovë, si koncesion politik Rusisë për marrëveshje me Iranin"

Nga droga te shufrat e arit, sekuestrohen pasuri me vlerë 1 mln euro





