BE kritikon Vuçiç: Të shmangen deklaratat që nuk kontribuojnë në normalizimin e dialogut mes Serbisë dhe Kosovës

Bashkimi Evropian bëri thirrje që të shmangen deklaratat që nuk ndihmojnë në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, duke theksuar se dialogu është e vetmja rrugë drejt përparimit në rrugën evropiane.
“Vetëm përmes dialogut mund të arrihet përparim në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Duhet të shmangen deklaratat dhe veprimet që nuk kontribuojnë në këtë qëllim. Përparimi në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është parakusht që të dyja palët të bëjnë përparim në rrugën e tyre evropiane”, tha zëdhënësi i Komisionit Evropian, duke iu përgjigjur një pyetjeje lidhur me deklaratat e fundit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, për Kosovën.
Vuçiç më 25 korrik, gjatë ceremonisë së promovimit të oficerëve më të rinj të Ushtrisë së Serbisë në Beograd, deklaroi se forcimi i ushtrisë, ruajtja e neutralitetit ushtarak dhe mbrojtja e integritetit territorial janë ndër prioritetet kryesore shtetërore të Serbisë, informon REL.
Duke iu drejtuar oficerëve të rinj, Vuçiç tha se betimi që ata kanë bërë i obligon të respektojnë Kushtetutën e Serbisë dhe të mbrojnë integritetin territorial të vendit. Ai shtoi se si ata, ashtu edhe udhëheqja shtetërore, do të përballen me presione të ndryshme, por se ruajtja e integritetit territorial ka rëndësi parësore.
Ai përsëriti qëndrimin zyrtar të Beogradit se Kosova është pjesë e Serbisë, duke iu referuar Kushtetutës së Serbisë dhe, siç u shpreh ai, “drejtësisë së Zotit”. Serbia nuk e njeh pavarësinë që Kosova shpalli më 2008. Të dyja shtetet zhvillojnë dialog për normalizimin e marrëdhënieve, nën ndërmjetësimin e BE-së, që nga viti 2011.
Në kuadër të këtij procesi janë arritur një sërë marrëveshjesh, por vetëm një numër i vogël i tyre është zbatuar në praktikë. Si për Kosovën, ashtu edhe për Serbinë, përparimi në procesin e normalizimit të marrëdhënieve është parakusht për avancimin në procesin e integrimit evropian.
Lexo edhe
KOSOVA
Tronditet Prishtina/ Vinçi këputet papritmas dhe zë poshtë dy persona, 20-vjeçari vdes në vendngjarje

Aksident në Kosovë, plagosen 5 persona, mes tyre dhe dy efektivë policie

Tregu i BE-së mbetet i mbyllur për qumështin e Kosovës

Po kthehej në vendlindje, ndahet nga jeta tragjikisht 19-vjeçari shqiptar

Vuçiç nuk heq dorë nga Kosova dhe sulmon aleancën shqiptaro-kroato-kosovare: Duhet të jemi gati

Arkëmorti i efektivit Shaban Hajdari u mbulua me flamurin arab, plas debati në rrjet: Turp t'i vijë familjes! Ç'a ka more se musliman ish...

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti dënohet me dy vjet burg për mosdeklarim të pasurisë

Institucionet e Kosovës në ngërç, Haxhiu: Kuvendi i ri mblidhet më 6 gusht





