Avokati i Veliajt: Rama më mori sot në telefon duke fyer dhe kërcënuar
Plarent Ndreca, avokat i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj ka deklaruar në emisionin “Opinion” se kryeministri Edi Rama e ka te...
Plarent Ndreca, avokat i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj ka deklaruar në emisionin “Opinion” se kryeministri Edi Rama e ka te...
Vrau shqiptarin dhe e fshehu trupin në pus, 29-vjeçari italian: Jam penduar, nuk doja ta vrisja “Jam penduar, nuk doja ta vrisja. Gjithç...
Partia Demokratike ka kërkuar hetim urgjent për shantazhin mafioz të Edi Ramës ndaj Erion Veliajt, duke deklarua se ky i fundit ësht&eu...
Letra e publikuar sot nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, lidhur me vizitën e ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu në burgun ...
Kryeministri Edi Rama është përballur me pyetje të drejtpërdrejta për korrupsionin në radhët e zyrtarëve të ti...
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka propozuar rritje të numrit të gjyqtarëve në vend për të ndihmuar në uljen e stoku...
Tre personat e arrestuar për shpërthimin tragjik në zonën e Plakës, në Athinë, janë lënë në burg të ...
Guardia Civil po heton origjinën e një ngarkese të madhe kokaine, e zbuluar gjatë kësaj fundjave në dy magazina në zonën...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar pas debatit të krijuar mbi takimin e tij me ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu, në bu...
16-vjeçari Arjon Xhezairi ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi nuk arriti t’u mbijetonte plagë...
Bekim Sejdiu ka njoftuar se është tërhequr nga kandidatura për president të Republikës së Kosovës, duke thënë se vendimi vjen si pasojë e mungesës së mbështetjes së nevojshme parlamentare dhe përplasjeve politike rreth procesit.
Në një reagim të publikuar të hënën, Sejdiu ka bërë të ditur se para dy javësh ishte kontaktuar nga përfaqësues të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ishte ftuar në një takim me delegacionet e LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje.
Sipas tij, në atë takim ishte njoftuar se, pas një procesi të gjatë të bisedimeve, të dyja partitë kishin arritur pajtueshmëri që ai të propozohej si kandidat jopartiak për president.
Sejdiu ka thënë se e kishte pranuar kandidaturën duke pasur parasysh krizën institucionale dhe nevojën për zhbllokimin e situatës politike.
“Duke qenë i vetëdijshëm për periudhën e vështirë nëpër të cilën po kalon vendi ynë dhe për rrezikun që kriza institucionale të thellohet, kam pranuar të jem kandidat për President të Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai.
Megjithatë, sipas Sejdiut, procesi nuk ka arritur të sigurojë mbështetjen e nevojshme në Kuvend.
“Në rrethanat e krijuara, të karakterizuara nga mungesa e mbështetjes së nevojshme parlamentare për zgjedhjen time si President dhe nga devijimi i tërë procesit në vorbullën e dinamikave dhe përplasjeve të brendshme politike, kam vendosur të tërhiqem nga kandidatura për President të Republikës së Kosovës”, ka deklaruar ai.
Sejdiu ka bërë të ditur se për vendimin e tij i kishte njoftuar paraprakisht përfaqësuesit e LDK-së dhe LVV-së.
Ai ka falënderuar gjithashtu personat që e kanë mbështetur kandidaturën e tij, duke përmendur kolegët, miqtë, personalitetet publike, përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe veçanërisht mërgatën shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sejdiu ka theksuar se nuk ka pasur ambicie për pozita publike përtej angazhimeve të tij akademike dhe profesionale, duke thënë se motivi për pranimin e kandidaturës ishte vetëm përpjekja për t'i shërbyer zhbllokimit të ngërçit institucional.
Ai u ka bërë thirrje partive politike që të gjejnë një zgjidhje për krizën institucionale dhe të shmangin thellimin e polarizimit.
“Republika e Kosovës dhe qytetarët e saj nuk kanë nevojë për drama politike dhe thellim të polarizimit, por për maturi dhe bashkim në funksion të forcimit të shtetit tonë”, ka shkruar Sejdiu.
Në fund, ai ka shprehur shpresën se partitë politike do të gjejnë një rrugëdalje nga kriza institucionale, duke theksuar se Kosova është “shtëpia jonë e përbashkët” dhe se shërbimi ndaj saj duhet të jetë mbi interesat individuale e partiake/
Policia e Kosovës ka shtuar masat e sigurisë në prag të 16 shtatorit, ditë kur pritet të shpallet në Hagë aktgjykimi p&e...
Avokatja Sophie Menegon, e cila përfaqëson Hashim Thaçin në çështjen për administrimin e drejtësisë në Gjy...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se përkushtimi i Aleancës për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Kosovë...
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti u ka bërë thirrje deputetëve dhe drejtuesve politikë që të përmbyllin procesin p&eu...
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka paralajmëruar qytetarët për protesta të mëdha q...
Procesi gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Hagës ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe ndaj Bashkim Sm...
Deputetit i Lëvizjes Vetëvendosje, Nezir Kraki i ftuar këtë të dielë në emisionin “Review” me Greta Topjana n&eum...
Kryeministri i sapozgjedhur i Kosovës, Albin Kurti, i ka bërë thirrje Partisë Demokratike të Kosovës që të angazhohet ...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duke folur për procesin në Hagë, tha se Serbia ka kryer një gjenocid ndaj shqiptarëve. ...
Kabineti i propozuar nga Kurti: Zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës- Glauk Konju...