Biserko: Në Kosovë ka ende varreza masive të pazbuluara, Serbia nuk është përballur me përgjegjësinë

Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, Sonja Biserko ka deklaruar se në Kosovë ende ekzistojnë shumë varreza masive të pazbuluara, të cilat, sipas saj, dëshmojnë për përmasat e krimeve të kryera gjatë luftës.
Ajo ka thënë se çdo zbulim i një varreze të re rikthen çështjen e përgjegjësisë së shtetit serb, për të cilin ajo pretendon se nuk është përballur asnjëherë plotësisht me të kaluarën e tij.
“Ende ka shumë varreza të cilat nuk janë zbuluar, dhe të cilat janë treguese në masivitetin e krimeve që Serbia i ka kryer në Kosovë, por po ashtu në Bosnje dhe Kroaci. Prandaj çdo zbulim i një varreze të re e hap çështjen e përgjegjësisë së Serbisë, e cila kurrë nuk është përballur me këtë çështje. Kjo përkundër faktit që Tribunali i Hagës për Jugosllavinë i dënoi krerët ushtarak e politik të Serbisë, pikërisht për shkak të krimeve në Kosovë”.
“Për fat të keq gjykata për krime lufte në Serbi nuk e vazhdoi ti gjykoj ata që kishin pozitë më të ulët sepse për këtë ishte themeluar. Dhe kështu kjo gjykatë pushoi së punuari dhe që të merret me efikasitet ndaj njerëzve të ndryshëm që kanë kryer krime. Siç është rasti me Brigadën e Motorizuar 37 të cilën e kishte udhëhequr Lubisha Dikoviq, që më vonë u promovua në Shef të Shtabit të Përgjithshëm”, deklaroi ajo.
Lexo edhe
KOSOVA
Kurti: Ka vullnet e gatishmëri për marrëveshje me LDK-në para seancës konstituive

Kurti thotë se ka “vullnet e gatishmëri” për marrëveshje me LDK-në para seancës konstituive

Nga inskenimi te qëllimi i krimit, zbardhet vendimi i arsyetuar për vrasjen e Liridona Ademajt

REL: Kosova drejt marrëveshjes, por pa garanci për formimin e institucioneve

Unioni i Gazetarëve: Mediat publike shqiptare të akreditojnë reporterët në Luginën e Preshevës

REL: Kërkesa e Serbisë për konsullatë në Shkodër pritet me kundërshtime

Abdixhiku i mbijeton votëbesimit në Kuvendin e Jashtëzakonshëm të LDK-së

Nuk njeh Kosovën, BE kritikon Vuçiç: Me dialog arrihet normalizimi





