Bleona Qereti reagon për bashkëshorten e Jakup Krasniqit: Dhimbja nuk mund të injorohet

Këngëtarja Bleona Qereti ka reaguar në rrjetet sociale pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke publikuar një fotografi të bashkëshortes së Jakup Krasniqit. Në postimin e saj, Bleona ka vënë theksin te ndikimi që procesi dhe vendimi gjyqësor kanë te familjet e të dënuarve, duke shprehur solidaritet me familjen Krasniqi.
Ajo ka shkruar se pas çdo vendimi gjyqësor qëndrojnë njerëz, familje dhe vite ndarjeje e pasigurie, duke shtuar se, sipas saj, “dhimbja nuk mund të injorohet”.
Qereti gjithashtu ka argumentuar se respektimi i shtetit të së drejtës nuk duhet të nënkuptojë heshtje kur ngrihen shqetësime për trajtim të barabartë dhe drejtësi.
“Ky nuk është një sulm personal ndaj ndonjë gjyqtari; është një kërkesë për drejtësi, ekuilibër dhe përgjegjësi të barabartë”, ka shkruar ajo.
Reagimi i Bleonës vjen pak ditë pas vendimit ndaj Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit, të cilët u dënuan me gjithsej 81 vite burgim.
Në Prishtinë ndërkaq që disa ditë po mbahen protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.


Lexo edhe
KOSOVA
Kush e bëri kurban Hashim Thaçin? Përgjigjet Ben Blushi

Ligji për Specialen në Kuvend, LVV për nismën e PDK: Të pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese

VIDEO/ Pas deklaratës për “spastrimin etnik”, Paunoviç dhe Daçiç këndojnë këngë nacionaliste për Kosovën

James Pettifer: Pas Hagës, Kosova duhet ta rishikojë raportin me misionet ndërkombëtare

Ish-krerët e UÇK-së u dënuan me 81 vite burg/ Aleanca mbështet çdo nismë ligjore për drejtësi në procesin ndaj Çlirimtarëve në Hagë...





