Deklarata e Vuçiç për Ibrin, SHBA: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi është i domosdoshëm

SHBA- Pas Bashkimit Europian edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar lidhur me deklaratat e presidentit serb Aleksandar Vuçiç për mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit Ibër. Një një reagim për Radio Evropa e Lirë, Departamenti Amerikan i Shtetit tha se paqja dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor mbeten ndër prioritetet e Shteteve të Bashkuara.
“Normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës është pjesë e domosdoshme e këtij procesi”, deklaroi një zëdhënës i Departamentit të Shtetit.
Më 9 gusht, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se autoritetet serbe po shqyrtojnë, së bashku me ekspertë, mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së Ibrit. Ai e lidhi këtë ide me prishjen e shtëpive dhe vilave të serbëve pranë Liqenit të Ujmanit, në veri të Kosovës.
Deklarata shkaktoi reagime të forta nga zyrtarët kosovarë dhe më pas u shoqërua edhe me një përplasje publike mes përfaqësuesve të Shqipërisë dhe Serbisë. Edhe Komisioni Evropian ka rikujtuar rëndësinë e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës, duke theksuar se përparimi në procesin e normalizimit është një parakusht për avancimin e të dyja palëve në rrugën drejt Bashkimit Evropian.
Lexo edhe
KOSOVA
Kurti: Baza amerikane e Bondsteel duhet të shndërrohet në prezencë të përhershme në Kosovë

Hashim Thaçi mbetet në paraburgim deri në shpalljen e gjykimit

Rrëfimi i ushtarit amerikan, kur 15 shoferët e autobusave nga Kosova rrezikuan jetët e tyre për evakuimin e 6 mijë ukrainasve

"Deklaratat e Vuçiçit janë kërcënuese"/ Haxhiu: Diplomatët të informojnë partnerët për rrezikun ndaj Ibrit

VIDEO/ Përleshje mes dy grupeve, policia nis hetimet

Përplasjet Tiranë-Beograd për Lumin Ibër/ Vuçiç: Kjo është çështje e brendshme e Serbisë, nuk e di çfarë lidhje ka me Shqipërinë...

Ministri i Jashtëm serb i përgjigjet Ferit Hoxhës për devijimin e Ibrit: Serbia vendos vetë për burimet e saj

“Nuk e njohim Kosovën”, mediat ukrainase “gozhdojnë” Zelenskin: Shteti sovran duhet të respektohet





