Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Kujtohet Albpetrol, urdhëron bllokimin e aksioneve të “Bankers”: Na ka detyrime pa paguar! Paralajmëron kallëzim ndaj Toni Gogut/ Avokati i Veliajt: Nuk kam frikë nga kërcënimet e Ramës EMRAT/ Tmerri i familjeve aziatike në Londër, dënohen ‘katër’ skifterët shqiptarë. Kush janë ata Plagosja e ushtarit në Kuçovë/ Ministria e Mbrojtjes: U qëllua në shpatull me armën e shërbimit, transport... LE MONDE: Revolta e studentëve nuk zbehet, pavarësisht ashpërsimit të represionit nga Rama FOTO/ Studentit i vjen gjoba përmes policisë. I riu: S’jam dakord, Rama n’burg! KLGJ propozon shtimin e organikës me 102 gjyqtarë/ Ku do t’i gjejë ata? E rriti e vetme pas ndarjes nga bashkëshorti, zbulohen detaje të reja nga vrasja e 39-vjeçares shqiptare ng... ‘Lavatriçe’ e Vuçiçit/ Si u rrënua perandoria financiare e ‘Alta Bankës’ në Serbi Vetëplagoset me armën e shërbimit një ushtar në Bazën Ajrore të Kuçovës Situata e tensionuar në vend/ Shtyhet Panairi i 29-të i Librit në Tiranë, ja kur do të zhvillohet BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri
KOSOVA

"Deklaratat e Vuçiçit janë kërcënuese"/ Haxhiu: Diplomatët të informojnë partnerët për rrezikun ndaj Ibrit

P
Piranjat10 August 2026, 23:43 · 2 min lexim
"Deklaratat e Vuçiçit janë kërcënuese"/

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, i ka cilësuar kërcënuese deklaratat e presidentit serb Aleksandër Vuçiç për mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit Ibër.

Në Konferencën e Ambasadorëve të Kosovës, Haxhiu kërkoi që diplomatët kosovarë të informojnë qeveritë e vendeve ku shërbejnë për pasojat që mund të ketë, sipas saj, një ndërhyrje e njëanshme në rrjedhat ujore ndërkufitare.

Ajo theksoi rëndësinë e sistemit Ibër-Lepenc dhe të liqenit të Ujmanit për furnizimin me ujë, energjinë dhe bujqësinë në Kosovë.

“Deklaratat e fundit të Vuçiçit për mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit Ibër janë një ide absurde sa edhe kërcënuese”, tha Haxhiu.
Sipas saj, një ndërhyrje e tillë nuk do të ishte thjesht një çështje teknike, por mund të prekë sigurinë ujore, energjetike, mjedisore dhe njerëzore të Kosovës.

Haxhiu u bëri thirrje diplomatëve që këto deklarata t’i përcjellin te qeveritë e vendeve pritëse dhe të kërkojnë vëmendje ndërkombëtare ndaj çështjes.

Ajo tha gjithashtu se përdorimi i burimeve ujore si instrument presioni ndaj Kosovës është i papranueshëm dhe kërkoi që çdo veprim që rrezikon burimet ujore të vendit të trajtohet në përputhje me parimet e së drejtës ndërkombëtare për ujërat ndërkufitare.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

KOSOVA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.