Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Kujtohet Albpetrol, urdhëron bllokimin e aksioneve të “Bankers”: Na ka detyrime pa paguar! Paralajmëron kallëzim ndaj Toni Gogut/ Avokati i Veliajt: Nuk kam frikë nga kërcënimet e Ramës EMRAT/ Tmerri i familjeve aziatike në Londër, dënohen ‘katër’ skifterët shqiptarë. Kush janë ata Plagosja e ushtarit në Kuçovë/ Ministria e Mbrojtjes: U qëllua në shpatull me armën e shërbimit, transport... LE MONDE: Revolta e studentëve nuk zbehet, pavarësisht ashpërsimit të represionit nga Rama FOTO/ Studentit i vjen gjoba përmes policisë. I riu: S’jam dakord, Rama n’burg! KLGJ propozon shtimin e organikës me 102 gjyqtarë/ Ku do t’i gjejë ata? E rriti e vetme pas ndarjes nga bashkëshorti, zbulohen detaje të reja nga vrasja e 39-vjeçares shqiptare ng... ‘Lavatriçe’ e Vuçiçit/ Si u rrënua perandoria financiare e ‘Alta Bankës’ në Serbi Vetëplagoset me armën e shërbimit një ushtar në Bazën Ajrore të Kuçovës Situata e tensionuar në vend/ Shtyhet Panairi i 29-të i Librit në Tiranë, ja kur do të zhvillohet BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri
KOSOVA

Deklaratat e Zelenskyt në Serbi për mos njohjen e Kosovës, deputeti ukrainas kritikon presidentin: Gabim diplomatik!

P
Piranjat10 August 2026, 09:55 · 1 min lexim
Deklaratat e Zelenskyt në Serbi për mos njohjen e Kosovës,

Deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko, i cili është edhe iniciues i Projektligjit për njohjen e Kosovës në Parlamentin e Ukrainës, ka reaguar pas deklaratës së  presidentit të Ukrainas Volodymyr Zelensky në Beograd, se Ukraina nuk do ta ndryshojë qëndrimin për mosnjohje të pavarësisë së Kosovës.

Deputeti ukrainas në një postim në rrjetin social “X” publikoi deklaratën e Zelenskyt, duke e cilësuar atë si një gabim diplomatik.

Ai theksoi më tej se ukrainasit dhe vetë ai e mbështesin pavarësinë e Kosovës dhe besojnë se Ukraina duhet ta njohë shtetin.

“Ky është një gabim diplomatik. Ukrainasit mbështesin pavarësinë e Kosovës dhe ne besojmë se Ukraina duhet  ta njohë shtetin. Unë do të vazhdoj të luftoj për pavarësinë e Kosovës dhe përfundimisht Ukraina do ta njohë atë”, shkroi Goncharenko.

Deklaratat e Zelenskyt në Serbi për mos njohjen e Kosovës,

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

KOSOVA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.