Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
KOSOVA

Dënimi i ish-krerëve të UÇK/ Haxhiu kërkon unitet dhe bashkërendim për hapat pas aktgjykimit të Speciales

P
Piranjat22 September 2026, 09:49 · 2 min lexim
Dënimi i ish-krerëve të UÇK/ Haxhiu kërkon unitet dhe

Pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së, në Kosovë po kërkohet unitet dhe bashkërendim institucional për hapat e mëtejshëm. Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, u ka bërë thirrje institucioneve dhe partive politike që t’i lënë mënjanë përçarjet dhe akuzat e ndërsjella.

Haxhiu ka thënë se në këtë periudhë Kosovës nuk i duhen përçarjet dhe akuzat e ndërsjella, por një qasje e përbashkët dhe koordinim për veprimet që mund të ndërmerren në vijim, për të cilat tha se tashmë kanë filluar diskutimet.

“Në këto momente të rënda, nuk na duhen përçarje, se kush qenka spiun e kush tradhtar. Ajo që na duhet është t’i lëmë anash ato dhe të koordinohemi për veprimet që duhet t’i bëjmë tutje”, ka thënë Haxhiu.

E gjithë kjo situatë, sipas Haxhiut, duhet të trajtohet si prioritet, ndërsa veprimet e ardhshme duhet të jenë të koordinuara, në mënyrë që të shmanget çdo hap që, sipas saj, mund t’ia rëndojë më tej pozitën Kosovës apo edhe pozitën e të dënuarve në Hagë.

“Gjithçka tjetër mendoj që e vështirëson edhe pozitën e Republikës së Kosovës, por edhe vetë pozitën e personave që u dënuan me kaq shumë vite burgim. Prandaj edhe e theksoj që duhet të bashkëpunojnë, duhet ta kemi prioritet këtë çështje”, ka shtuar Haxhiu.

Ajo ka kritikuar vendimin e PDK-së për ta dërguar në Gjykatën Kushtetuese çështjen e konstituimit të Kuvendit dhe të Qeverisë, dy ditë para vendimit të Gjykatës Speciale, duke e cilësuar këtë veprim si të pakuptimtë në rrethanat aktuale.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

KOSOVA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.