Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri Nuk mori pjesë në seancë, Gjykata e Posaçme e Apelit jep nesër vendimin për Vlora Hysenin Trump u bën thirrje amerikanëve: Duhet ta mbajmë Amerikën të madhe. Sulmon edhe kandidatin demokrat në Mich... Protestuesit mblidhen para Ministrisë së Arsimit, bllokohet qarkullimi në Rrugën e Durrësit Buxheti 2027, Prokuroria e Përgjithshme kërkon dy punonjës IT dhe zgjidhje për mungesën e ambienteve Përplasja Rama-Veliaj/ Lubonja: Si në kohën e Enver Hoxhës! Mund të bëhet edhe më i rrezikshëm Prej disa orësh marshojnë në rrugët e Tiranës, studentet protestë te Ministria e Arsimit Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, Benz-i godet kamionçinën nga pas, një pasagjer i plagosur Ishte në intubim te “Trauma”, ndërron jetë avokati Saimir Vishaj Studentët rrëzuan Vuçiçin pas 12 vitesh në pushtet/ Gazetarja i kujton editorialin me ish-presidentin serb,... Avokati i Vlora Hysenit paraqitet në GJKKO, ish-drejtuesja e SHISH refuzon të marrë pjesë në seancë Kërcënimet ndaj Veliajt/ Berisha: Rama ka frikë se humbet Tiranën, opozita duhet të bashkohet me kandidatë ...
KOSOVA

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, Christopher Hill: S’e besoj se Thaçi është përfshirë në vepra të paligjshme

P
Piranjat18 September 2026, 17:42 · 2 min lexim
Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, Christopher Hill:

Ish-i dërguari i SHBA-ve në Kosovë Christopher Hill ka komentuar dënimin me 81 vite burg për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Hill e vlerësoi lart figurën e Hashim Thaçit, duke thënë se ai ishte një komandant i zoti dhe shumë i pjekur për moshën që kishte. Hill theksoi se nuk e beson se Thaçi është përfshirë në vepra të paligjshme.

“Hashim Thaçi ishte një personalitet dhe tepër i pjekur për moshën që kishte. Thaçi ishte e kuptoi se Kosova duhet të ishte në një pozitë më të mirë dhe e kam vlerësuar gjithmonë atë. Unë nuk e besoj se ai është përfshirë në krime. Nuk e kam ndjerë nocionin se Thaçi të jetë përfshirë në vepra të paligjshme”, deklaroi Hill.

Më tej vlerësoi se populli shqiptar nuk duhet që të ketë mllef, por shpresë tek fjala e Apelit të Hagës.

“Unë do të apelopja që të mos ketë mllef për këtë vendim. Duhet të shohim përpara dhe të kemi shpresë se vendimi i Apelit do të jetë në favor të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, nënvizoi Hill në klan.

Gjykata e Hagës dënoi me 81 vite burg ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në shkallën e parë të gjykimit.

Hashim Thaçi u dënua me 25 vite heqje lirie, Jakup Krasniqi po me 25 vite, Kadri Veseli me 18 vite burg dhe Rexhep Selimi me 13 vite.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

KOSOVA

Nga kategoritë e tjera

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.