Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Rezerva ushqimore dhe uji për të paktën 72 orë! Kanadaja u bën thirrje qytetarëve të përgatiten për emergje... Kremlini zbulon temat e bisedimeve me Kievin në Abu Dhabi, Peskov: Garancitë e sigurisë për Rusinë dhe Ukra... EMRAT/ Dhunuan punonjësin dhe grabitën xhiron e karburantit në Klos, arrestohen dy të rinjtë Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e naftës dhe benzinës, ja sa do të shiten nga sot Virozat mbushin Pediatrinë e Elbasanit, mbi 100 fëmijë paraqiten në 24 orë Vrasja e të riut nga Barleta zbardh skemën, Kepi: Miliona euro të trafikut të drogës pastrohen ne Shqipëri... Berisha njofton sërish protestë të shtunën: Në 12:00 te Kryeministria! Media franceze: Rinia ka vënë nën presion pushtetin e Ramës! Sulm kibernetik në Francë, hakerët ndërhyjnë në sistemin e ftohjes së rezervave të gjakut, temperatura arri... Deputeti iranian kërcënon Evropën: Raketat tona mund të godasin “zemrën” e saj nëse SHBA përdor bazat atje... Tinder si karrem për grabitje, zbulohet skema e pazakontë e grupit kriminal në Turqi Çfarë do të thotë humbja e Trump për Europën dhe tregjet globale
KOSOVA

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë kërkon shkarkimin e ministres Paunoviç: Deklarata është skandaloze dhe e papranueshme

P
Piranjat14 July 2026, 18:40 · 2 min lexim
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë kërkon shkarkimin e

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar pas deklaratës së ministres serbe për Administratën Publike dhe Vetëqeverisjen Lokale, Snezhana Paunoviç, e cila u shpreh se, nëse do të kishte qenë në vendin e Sllobodan Millosheviçit në vitin 1998, do ta kishte “spastruar etnikisht Kosovën”.

Kamberi bëri të ditur se do të iniciojë kërkesën për shkarkimin e ministres, duke paralajmëruar se mungesa e një reagimi nga institucionet serbe do të interpretohet si miratim i kësaj deklarate nga e gjithë Qeveria e Serbisë.

Në një reagim në rrjetet sociale, Kamberi e cilësoi deklaratën e Paunoviç si “fashiste”, skandaloze dhe të papranueshme, duke kërkuar reagim të menjëhershëm institucional.

Ai njoftoi gjithashtu se ka kërkuar reagim nga ambasadat relevante ndërkombëtare në Beograd, duke theksuar se deklarata të tilla nuk janë të izoluara, por sipas tij lidhen me mohimin e krimeve të luftës, glorifikimin e personave të dënuar për krime lufte dhe revizionizmin historik.

Sipas Kamberit, deklarata të tilla përbëjnë një burim pasigurie për shqiptarët e Luginës së Preshevës, pasi një anëtar i qeverisë që flet për spastrim etnik ngre pikëpyetje mbi sigurinë dhe trajtimin e komuniteteve pakicë.

Deputeti shqiptar theksoi se Serbia, si vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ka detyrim të respektojë të drejtat e komuniteteve pakicë dhe standardet demokratike.

“Në cilësinë e deputetit në Parlamentin e Republikës së Serbisë, do të inicioj kërkesën për shkarkimin e ministres. Në të kundërtën, heshtja dhe mungesa e veprimit do të kuptohen si miratim i deklaratës së saj dhe si qëndrim zyrtar i të gjithë Qeverisë”, u shpreh Kamberi.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

KOSOVA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.