“Dera vazhdon të jetë e hapur”/ Djali i Jakup Krasniqit: Institucionet i presim prej gjashtë vitesh

Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit, ka reaguar përmes një postimi publik, duke thënë se dera e shtëpisë së familjes së tyre vazhdon të jetë e hapur për familjarë, miq dhe të gjithë ata që bashkëndiejnë dhimbjen e tyre.
Krasniqi ka bërë të ditur se prej gjashtë vitesh familja ka pritur edhe vizitën e përfaqësuesve të institucioneve të Kosovës.
“Dera e shtëpisë sonë vazhdon të qëndrojë e hapur, tash e 6 vjet, për familjarë, miq dhe për të gjithë ata që bashkëndiejnë dhimbjen tonë”, ka shkruar ai.
Sipas tij, gjatë kësaj periudhe familja ka pritur që në shtëpinë e tyre të vijnë edhe përfaqësues institucionalë.
“Përgjatë këtyre 6 viteve, kemi pritur që përfaqësues të institucioneve tona të vijnë në këtë shtëpi dhe ende vazhdojmë t’i presim. Sepse pjesë e ndërtimit të këtyre institucioneve janë edhe vepra dhe sakrifica e babait tim”, ka deklaruar Krasniqi.
Lexo edhe
KOSOVA
Përshkallëzohen protestat në Kosovë, paralajmërohet tubim kombëtar më 1 tetor kundër dënimeve të ish-liderëve të UÇK

Kurti pas takimit me kryeministrin e Kroacisë: Aktgjykimi i Speciales është i pasaktë, i padrejtë dhe i rëndë

Endrit Thaçi ‘thyen’ rrjetin, emri i djalit të ish-liderit të UÇK-së, më i kërkuari në Google

“Zëri ynë të dëgjohet fuqishëm”, Diaspora në Gjermani e Finlandë në këmbë për Çlirimtarët

Dënimi i ish-krerëve të UÇK/ Haxhiu kërkon unitet dhe bashkërendim për hapat pas aktgjykimit të Speciales

Kosovë/ Nismë për ndryshimin e ligjit për Gjykatën Speciale

Avokati i Hashim Thaçit: Tre gjykatësit e Speciales e njollosën UÇK-në dhe NATO-n

Nata e gjashtë/ Pjesëmarrje e madhe në mbështetje të drejtuesve të UÇK-së





