Dhunoi të moshuarën në azil, Gjykata dënon me 2 vite burg për infermieren! Avokati: Minire Nura ka ndërruar jetë!

Infermierja Aurona Pelaj e cila mori viralitet dhe shkaktoi zemëratë të madhe në 2022 ku ajo shfaqej në një video duke dhunuar të moshuarën Minire Nura, do të vuajë 2 vite e 3 muaj burgim. Ditën e sotme mësohet se Gjykata Themelore e Pejës ka shpallur aktgjykimin për Pelajn, për të cilën caktoi 2 vite burg.
Në dënimin e dhënë nga gjykata mësohet se do të llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim, nga 2 nëntori 2022 deri më 24 nëntor 2022, ndërsa pjesa e mbetur e dënimit do të ekzekutohet pasi aktgjykimi në fjalë të marrë formë të prerë. Po ashtu në aktgjykim theksohet se Gjykata i ka ndaluar Aurona Pelajt ushtrimin e profesionit të infermieres për një periudhë kohorë për 5 vite.
Ndërsa e pandehura infermierja Altina Rexhepi e cila u shfaq në videon virale duke mbajtur duart e të moshuarës teksa Pelaj e dhunonte, është liruar nga akuza. E moshuara që u dhunua nga infermierja Pelaj në shtëpinë e pleqve “Orenda” mbylli sytë përgjithmonë para dy vitesh, më 31 maj të 2024.
Lajmin e trishtë e konfirmoi asokohe edhe nga avokati i të ndjerës.
“Po mund të konfirmoj se ka ndërruar jetë”, tha ai duke mos dhënë më shumë detaje mbi shkaqet e vdekjes.
Lexo edhe
KOSOVA
BE dënon deklaratën e ministres serbe për “spastrimin etnik” në Kosovë: Përmbahuni nga retorika nxitëse!

Mbrojtja e Hashim Thaçit kërkon lirimin me kusht! Ofron garanci financiare dhe dorëzim të pasaportës

Ministrja e Vuçiçit me deklaratë skandaloze: Do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën

BE emëron gjermanin Dirk Schubel si Përfaqësues të ri Special për Kosovën

Vdes Stefan Cvetkoviç, gazetari që hetoi vrasjen e Ivanoviçit dhe denoncoi kërcënimet e Vuçiç

Serwer: BE e SHBA duhet ta ndëshkojnë Serbinë për të zhbllokuar Kosovën

Parlamenti Evropian i përsërit kërkesën Serbisë: Normalizoni marrëdhëniet me Kosovën

Mashtrimet online në Kosovë/ REL: Shitësit online në shënjestër të mashtruesve





