KOSOVA

Divorcet rriten ndjeshëm në Kosovë, 147 çifte i dhanë fund martesës brenda një muaji

Piranjat Përditësimi i fundit 21 August 2026, 07:25

Divorcet rriten ndjeshëm në Kosovë, 147 çifte i dhanë

Në Kosovë është shënuar rritje e dukshme e divorceve. Sipas të dhënave të Agjencisë së Regjistrit Civil, në qershor janë regjistruar 147 raste të shkurorëzimeve, 30 më shumë sesa në muajin maj.

Divorcet në Kosovë kanë shënuar një rritje të konsiderueshme në muajin qershor 2026, duke arritur në 147 raste, krahasuar me 117 raste të regjistruara në muajin maj. Kjo nënkupton se vetëm brenda një muaji janë regjistruar 30 divorce më shumë, ndërsa në përqindje rritja ka qenë 25.6 për qind.

Të dhënat administrative të publikuara për muajin qershor tregojnë kështu një rritje të dukshme të numrit të çifteve që kanë përfunduar martesën përmes procedurës së shkurorëzimit. Në maj janë regjistruar 117 shkurorëzime, ndërsa në qershor numri ka arritur në 147.

Rritja e divorceve është regjistruar në një muaj kur në Kosovë është rritur edhe numri i martesave. Gjatë qershorit 2026 janë regjistruar gjithsej 1 mijë e 279 kurorëzime, brenda dhe jashtë Kosovës. Krahasuar me majin, kur numri i kurorëzimeve ishte rreth 1 mijë e 37, numri i martesave është rritur me 23.3 për qind.

Megjithatë, rritja e shkurorëzimeve në përqindje ka qenë pak më e lartë se rritja e kurorëzimeve. Shkurorëzimet u rritën me 25.6 për qind, ndërsa kurorëzimet me 23.3 për qind.

“Në muajin qershor 2026 janë regjistruar gjithsej 1 279 kurorëzime (brenda dhe jashtë Kosovës). Krahasuar me muajin maj 2026, në muajin qershor 2026 numri i kurorëzimeve u rrit me 23,3%. Ndërsa, gjatë muajit qershor 2026, janë regjistruar 147 raste të shkurorëzimeve në Kosovë Krahasuar me muajin maj 2026, numri i shkurorëzimeve u rrit me 25,6%”.

Ndërsa, gjatë muajit qershor 2026, janë regjistruar 147 raste të shkurorëzimeve në Kosovë Krahasuar me muajin maj 2026, numri i shkurorëzimeve u rrit me 25,6%.

Në qershor, për çdo 100 kurorëzime të regjistruara janë evidentuar rreth 11.5 raste shkurorëzimi. Ky raport është vetëm një krahasim i numrit të regjistrimeve gjatë të njëjtit muaj dhe nuk do të thotë se 11.5 për qind e martesave të lidhura në qershor janë prishur, pasi shkurorëzimi mund t’u referohet martesave të lidhura në vite të ndryshme.

Ndryshimet demografike gjatë qershorit nuk janë kufizuar vetëm te martesat dhe shkurorëzimet. Sipas të dhënave të publikuara, gjatë qershorit 2026 janë regjistruar 2 mijë e 674 lindje, brenda dhe jashtë Kosovës. Prej tyre, 1 mijë e 399 kanë qenë meshkuj dhe 1 mijë e 275 femra. Krahasuar me majin, numri i lindjeve është rritur për 14.9 për qind.

Në të njëjtën kohë, janë regjistruar edhe 920 raste të vdekjeve, prej të cilave 494 meshkuj dhe 426 femra. Edhe te vdekjet është shënuar rritje krahasuar me muajin paraprak, prej 5.6 për qind. Të dhënat për lindjet, vdekjet, kurorëzimet dhe shkurorëzimet publikohen në bazë të të dhënave administrative./MONITOR

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?