Dyshohet se sulmoi KFOR-in në Zveçan, Gjykata merr vendim ndaj serbit që u arrestua për pesë vepra penale

KOSOVË- Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj një të pandehuri me shtetësi serbe, i cili rëndohet nga një seri veprash të rënda penale.
I dyshuari po hetohet për bashkim për veprimtari kundërkushtetuese, rrezikim të personave nën mbrojtje ndërkombëtare, pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm, sulm ndaj personit zyrtar, si dhe mbajtje pa leje të armëve.
Sipas njoftimit zyrtar, trupi gjykues vlerësoi se caktimi i paraburgimit është masa e vetme adekuate në këtë fazë të procesit. Gjykata nënvizoi se ekziston një rrezik real që i pandehuri të arratiset për t'i shpëtuar përgjegjësisë penale po të lihej në liri.
Njoftimi i Gjykatës:
"Caktohet masa e paraburgimit ndaj të pandehurit I.M. për shkak të dyshimit se ka kryer pesë vepra penale.
Prishtinë, 18 Gusht 2026 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurit I.M., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale Bashkimi për veprimtari kundër kushtetuese, Rrezikimi i personave nën mbrojtje ndërkombëtare, Pjesëmarrja në turmë që kryen veprën penale dhe huliganizmin, Sulmi ndaj personit zyrtar dhe veprën penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim te paautorizuar të armëve.
Pas mbajtjes së seancës dëgjimore, gjyqtarja e procedurës paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit I.M., duke caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.
Gjykata vlerësoj se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate, pasi ekziston rrezik real që nëse i pandehuri lihet në liri, mund të arratiset me qëllim të fshehjes dhe ikjes nga përgjegjësia penale, po ashtu i njëjti është edhe shtetas i Serbisë, andaj ekziston rreziku real që të arratiset lehtë dhe të jetë i pa arritshëm për organet e drejtësisë, me çka do të pamundësohet sigurimi i prezencës së tij dhe do të pengohej rrjedha normale e procedurës penale.
Gjykata gjithashtu vlerësoj se nëse i pandehuri lihet në liri, ekziston rreziku që i njëjti të ndikojë në prova dhe në dëshmitarë, andaj konstatoi se masa e paraburgimit tani për tani është e vetmja masë, për rrjedhjen e pa penguar të procedurës penale, në këtë çështje penale. Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.", shkruan Gjykata.
Lexo edhe
KOSOVA
E rëndë në Drenas, të miturat rrethojnë moshataren e tyre dhe e dhunojnë, pas grushteve e kapin nga flokët

Kurti takohet me Abdixhikun e LDK-së, e pranishme edhe Vjosa Osmani

Serbia distancohet nga politika e BE-së, refuzon t’u bashkohet sanksioneve kundër Bjellorusisë

KE për hapjen e urës mbi Ibër: Presim konsultime dhe koordinim

Regjistrohen raste të reja me fruth në Kosovë, shkon në 137 numri i të prekurve





