E rëndë në Drenas, të miturat rrethojnë moshataren e tyre dhe e dhunojnë, pas grushteve e kapin nga flokët

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së dielës në Drenas të Kosovës, ku disa të mitura janë përfshirë në një konflikt fizik mes tyre. Referuar pamjeve të shpërndara nga mediat vendase, të miturat duken në video duke u grushtuar mes tyre.
Ndërsa në një moment, 5 prej tyre rrethojnë njërën dhe e gjuajnë me grushte e pastaj e kapin nga flokët.
Në lidhje me ngjarjen e rëndë mësohet se ka reaguar dhe Policia e Kosovës, ku përmes një deklarate për mediat kanë bërë me dije se janë intervistuar personat e përfshirë në këtë përleshje.
“Duke ju falenderuar për bashkëpunimin ju njoftojmë se kemi trajtuar informatën e pranuar nga ana juaj. Bëhet fjalë për videon që keni përcjellë ku shihet një përleshje në mes të disa personave (të mitura). Rasti ka ndodhë në një qendër tregtare në Drenas. Menjëherë hetuesit policor kanë identifikuar dhe intervistuar personat e përfshirë dhe është iniciuar rast. Aktualisht për rastin e cilësuar Sulm, po ndërmerren veprime të mëtejme hetimore në koordinim me prokurorin”, ka thënë zëdhënësja e Policisë Flora Ahmeti për Klankosova.tv.
Lexo edhe
KOSOVA
Kurti takohet me Abdixhikun e LDK-së, e pranishme edhe Vjosa Osmani

Serbia distancohet nga politika e BE-së, refuzon t’u bashkohet sanksioneve kundër Bjellorusisë

KE për hapjen e urës mbi Ibër: Presim konsultime dhe koordinim

Regjistrohen raste të reja me fruth në Kosovë, shkon në 137 numri i të prekurve

Nën akuzë për sulm sek*ual, burg për 44-vjeçarin. E mitura kërkoi ndihmë te pika e karburantit

BE i jep dritën jeshile urës së Ibrit/ Osmani: Hap historik drejt bashkimit të Mitrovicës

Ngërçi politik në Kosovë/ Pas PDK-së dhe AAK-së, edhe LDK-ja refuzon ftesën e Albulena Haxhiut për zgjedhjen e Presidentit

"Kurti po mban peng shtetin"/ PDK-ja bllokon hyrjen e Kryeministrisë, kërkon vazhdimin e seancës konstituive





