Ekrem Bajroviq dënohet me 12 vjet burgim për krimet kundër shqiptarëve në Istog

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 12 vjet burgim Ekrem Bajroviqin, i akuzuar për krime lufte kundër popullatës civile gjatë viteve 1998-99 në komunën e Istogut. Rasti ishte kthyer në rishqyrtim nga Gjykata Supreme, por Themelorja e ka shpallur sërish fajtor të akuzuarin.
Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës më 15 shtator 2023, Bajroviq akuzohet se, si pjesëtar i forcave policore dhe ushtarake serbe, individualisht dhe në bashkëkryerje me persona të tjerë, ka marrë pjesë në vrasje, bastisje, rrahje, keqtrajtime, arrestime, tortura, trajtim mizor e çnjerëzor, mbajtje në kushte skllavërie, dëbim dhe deportim të popullsisë civile shqiptare, si dhe në plaçkitjen, djegien dhe shkatërrimin e shtëpive në Komunën e Istogut dhe fshatrat përreth gjatë luftës në Kosovë.
Bajroviq akuzohet se si pjesëtar i forcave policore dhe ushtarake serbe, individualisht dhe në bashkëkryerje me persona të tjerë, ka marrë pjesë dhe ka kontribuar në aplikimin e masave represive të vrasjes, bastisjes, rrahjes, maltretimit, arrestimit, torturë, trajtimit në mënyrë mizore dhe çnjerëzore, mbajtjes në kushte skllavërie, dëbimit dhe deportimit të popullsisë civile, plaçkitjes, djegies dhe shkatërrimit të shtëpive të popullsisë civile të nacionalitetit shqiptar.
Lexo edhe
KOSOVA
Gjykata Speciale shtyu vendimin për ish-krerët e UÇK-së, në Kosovë paralajmërohet protestë

Të shtëna me armë zjarri në Podujevë, tre të plagosur

Gjykata Speciale shtyn sërish vendimin ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së: Do të shpallet më 16 shtator

Qeveria e Kosovës: Sulmet ndaj policëve inkurajohen nga vetë Vuçiçi

Grup i strukturuar kriminal, kontrabandë nafte dhe transaksione fiktive, arrestohen nëntë persona në Kosovë

Cenuan rendin dhe sigurinë e Kosovës, Gjykata e Prishtinës dënon me dëbime dhe ndalim hyrjeje 36 serbë!

Partitë në Kosovë pranë marrëveshjes për Presidentin, Vetëvendosje mirëpret idenë e AAK-së

Zyra e BE-së: Kosovës i duhet stabilitet institicional për të përfituar nga momentumi i ri i zgjerimit





