Avokati i Veliajt: Rama më mori sot në telefon duke fyer dhe kërcënuar
Plarent Ndreca, avokat i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj ka deklaruar në emisionin “Opinion” se kryeministri Edi Rama e ka te...
Plarent Ndreca, avokat i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj ka deklaruar në emisionin “Opinion” se kryeministri Edi Rama e ka te...
Vrau shqiptarin dhe e fshehu trupin në pus, 29-vjeçari italian: Jam penduar, nuk doja ta vrisja “Jam penduar, nuk doja ta vrisja. Gjithç...
Partia Demokratike ka kërkuar hetim urgjent për shantazhin mafioz të Edi Ramës ndaj Erion Veliajt, duke deklarua se ky i fundit ësht&eu...
Letra e publikuar sot nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, lidhur me vizitën e ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu në burgun ...
Kryeministri Edi Rama është përballur me pyetje të drejtpërdrejta për korrupsionin në radhët e zyrtarëve të ti...
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka propozuar rritje të numrit të gjyqtarëve në vend për të ndihmuar në uljen e stoku...
Tre personat e arrestuar për shpërthimin tragjik në zonën e Plakës, në Athinë, janë lënë në burg të ...
Guardia Civil po heton origjinën e një ngarkese të madhe kokaine, e zbuluar gjatë kësaj fundjave në dy magazina në zonën...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar pas debatit të krijuar mbi takimin e tij me ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu, në bu...
16-vjeçari Arjon Xhezairi ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi nuk arriti t’u mbijetonte plagë...
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka deklaruar se gjashtë deputetë të kësaj partie nuk do ta mbështesin kandidaturën e Bekim Sejdiut për president të Kosovës.
Abdixhiku i bëri këto deklarata në një konferencë për media pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të LDK-së, duke thënë se zhvillimet e fundit mund ta çojnë vendin drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
Ai tha se kandidatura e Bekim Sejdiut ishte miratuar në mënyrë unanime nga Kryesia e LDK-së, pa asnjë votë kundër.
“Bekim Sejdiu njihet si një Rugovist i jashtëzakonshëm. Në mënyrë unanime, pa asnjë votë kundër, votuan për kandidaturën e Bekim Sejdiut”, tha Abdixhiku.
Sipas tij, pas vendimit të Kryesisë, LDK-ja kishte bërë thirrje publike për deputetët e saj që ta mbështesnin kandidaturën e Sejdiut.
Megjithatë, pas mbledhjes së Grupit Parlamentar, Abdixhiku tha se gjashtë deputetë kanë deklaruar se nuk do ta votojnë kandidatin e propozuar nga partia.
“Me keqardhje për popullin e Kosovës dhe për procesin në të cilin jemi, gjashtë deputetë të LDK-së kanë deklaruar se nuk do ta respektojnë vendimin e Kryesisë së LDK-së”, u shpreh ai.
Abdixhiku përmendi me emër deputetët Abdullah Hoti, Arben Gashi, Armend Zemaj, Hykmete Bajrami, Kujtim Shala dhe Janina Ymeri si deputetët që, sipas tij, kanë deklaruar se nuk do ta votojnë Sejdiun.
Kreu i LDK-së tha se mosmbështetja e kandidaturës e dëmton rëndë procesin për zgjedhjen e presidentit dhe, sipas tij, e bën të pashmangshme shkuarjen e vendit në zgjedhje të jashtëzakonshme.
“E konsideroj që i bëjnë dëm të pariparueshëm gjithë procesit dhe, pashmangshëm, duke e humbur një mundësi të madhe, e dërgojmë vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme”, deklaroi Abdixhiku.
Ai shprehu keqardhje të madhe për qëndrimin e deputetëve, duke theksuar se, sipas tij, çështja nuk kishte të bënte me betejë personale apo politike ndaj tij, por me interesin institucional të Republikës së Kosovës.
“Ndjej keqardhje të madhe, jo vetëm për faktin që këto fytyra kanë një përvojë të jashtëzakonshme. S’ka qenë betejë për mua, por për Republikën e Kosovës. Kemi pasur një njeri të jashtëzakonshëm të balancës institucionale”, tha Abdixhiku.
“Çdo nismë që vjen nga Kongresi amerikan duhet marrë seriozisht”, thotë për Radion Evropa e Lirë Ivan Vuja&cced...
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani para mbledhjes me Grupin Parlamentar të kësaj partie, tha se kandidatura e Bekim Se...
Këngëtari i njohur Yll Limani, ka shprehur publikisht përkrahjen e tij për marshin e paralajmëruar në mbështetje të is...
Autoritetet serbe kanë nisur një hetim urgjent pas një postimi të publikuar në Instagram, ku, sipas mediave në Serbi, ofroheshin p...
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka dalë kundër kandidaturës së Bekim Sejdiut për president, pë...
I përzgjedhuri i dy partive LVV dhe LDK të cilat prej kohësh ishin në vështirësi për të propozuar emrin e kandidatit p&e...
Bekim Sejdiu ka konfirmuar gatishmërinë për të marrë përsipër kandidaturën për president të Kosovës, pas ...
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, kanë arritur marrëveshje për emrin e kand...
Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, bëri homazhe të dielën te Monumenti i Personave të Zh...
Një kosovar ka humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku sot në zonën Tuupakka të Vantaas, në Finland...