Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Kujtohet Albpetrol, urdhëron bllokimin e aksioneve të “Bankers”: Na ka detyrime pa paguar! Paralajmëron kallëzim ndaj Toni Gogut/ Avokati i Veliajt: Nuk kam frikë nga kërcënimet e Ramës EMRAT/ Tmerri i familjeve aziatike në Londër, dënohen ‘katër’ skifterët shqiptarë. Kush janë ata Plagosja e ushtarit në Kuçovë/ Ministria e Mbrojtjes: U qëllua në shpatull me armën e shërbimit, transport... LE MONDE: Revolta e studentëve nuk zbehet, pavarësisht ashpërsimit të represionit nga Rama FOTO/ Studentit i vjen gjoba përmes policisë. I riu: S’jam dakord, Rama n’burg! KLGJ propozon shtimin e organikës me 102 gjyqtarë/ Ku do t’i gjejë ata? E rriti e vetme pas ndarjes nga bashkëshorti, zbulohen detaje të reja nga vrasja e 39-vjeçares shqiptare ng... ‘Lavatriçe’ e Vuçiçit/ Si u rrënua perandoria financiare e ‘Alta Bankës’ në Serbi Vetëplagoset me armën e shërbimit një ushtar në Bazën Ajrore të Kuçovës Situata e tensionuar në vend/ Shtyhet Panairi i 29-të i Librit në Tiranë, ja kur do të zhvillohet BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri
KOSOVA

Gjenden mbetje mortore në Zubin Potok, dyshohet se u përkasin 23 intelektualëve të Mitrovicës

P
Piranjat11 August 2026, 20:16 · 3 min lexim
Gjenden mbetje mortore në Zubin Potok, dyshohet se u përkasin 23

Prej 14 ditësh, ekipet e mjekësisë ligjore dhe ekspertët po vijojnë gërmimet në disa lokacione në Zubin Potok, ku dyshohet se ndodhen varreza masive të personave të vrarë gjatë luftës së Kosovës.

Në zonën malore të Kalludrës së Vogël, rreth 17 kilometra larg Zubin Potokut, janë gjetur mbetje mortore, ndërsa autoritetet kanë identifikuar edhe dy lokacione të tjera të dyshuara, në fshatin Jabukë dhe pranë Kalludrës së Vogël.

Deri tani, në Kalludrën e Vogël janë gjetur 11 mbetje mortore, ndërsa në Jabukë janë identifikuar katër të tjera. Mbetjet janë konfirmuar edhe nga Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur, ndërsa identifikimi i viktimave ende nuk ka përfunduar.

Dyshimet kryesore janë se mbetjet mund t’u përkasin grupit prej 23 intelektualësh të Mitrovicës, të zhdukur gjatë vitit 1999.

Për familjarët e personave të zhdukur, gjetjet kanë rikthyer shpresën se pas më shumë se dy dekadash mund të zbardhet fati i të afërmve të tyre dhe të kenë më në fund një vend ku t’i varrosin.

Lutfije Ademi-Vokshi, motra e mjekut Adem Ademi, i zhdukur në vitin 1999, thotë se pritja për identifikimin e viktimave është e vështirë, por shprehet e bindur se në këtë lokacion mund të jenë gjetur anëtarë të grupit të 23 intelektualëve.

“Janë shumë të rënda këto pritjet e kohëve të fundit derisa zyrtarisht të kuptohet se kush do të gjindet e kush jo. Unë jam e bindur që aty është grupi i vëllait tim. Është grupi i 23 intelektualëve të Mitrovicës”, tha ajo.

Ademi-Vokshi, e cila drejton organizatën “Ndriçimi i Jetës” dhe prej vitesh angazhohet për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur, bëri të ditur se në dy lokacionet janë gjetur gjithsej 15 mbetje mortore.

Ndërkohë, për rastin janë arrestuar tre persona në Zubin Potok, të dyshuar për kryerjen e veprës penale të krimeve të luftës.

Identifikimi përmes analizave mjeko-ligjore pritet të përcaktojë nëse mbetjet e gjetura u përkasin personave të zhdukur gjatë luftës dhe nëse mes tyre ndodhen 23 intelektualët e Mitrovicës.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

KOSOVA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.