Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Kujtohet Albpetrol, urdhëron bllokimin e aksioneve të “Bankers”: Na ka detyrime pa paguar! Paralajmëron kallëzim ndaj Toni Gogut/ Avokati i Veliajt: Nuk kam frikë nga kërcënimet e Ramës EMRAT/ Tmerri i familjeve aziatike në Londër, dënohen ‘katër’ skifterët shqiptarë. Kush janë ata Plagosja e ushtarit në Kuçovë/ Ministria e Mbrojtjes: U qëllua në shpatull me armën e shërbimit, transport... LE MONDE: Revolta e studentëve nuk zbehet, pavarësisht ashpërsimit të represionit nga Rama FOTO/ Studentit i vjen gjoba përmes policisë. I riu: S’jam dakord, Rama n’burg! KLGJ propozon shtimin e organikës me 102 gjyqtarë/ Ku do t’i gjejë ata? E rriti e vetme pas ndarjes nga bashkëshorti, zbulohen detaje të reja nga vrasja e 39-vjeçares shqiptare ng... ‘Lavatriçe’ e Vuçiçit/ Si u rrënua perandoria financiare e ‘Alta Bankës’ në Serbi Vetëplagoset me armën e shërbimit një ushtar në Bazën Ajrore të Kuçovës Situata e tensionuar në vend/ Shtyhet Panairi i 29-të i Librit në Tiranë, ja kur do të zhvillohet BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri
KOSOVA

Gjuajtja me vezë ndaj Kurtit/ Haxhiu zbulon informacionet: Kishte plane për veprime të tjera

P
Piranjat10 August 2026, 16:21 · 2 min lexim
Gjuajtja me vezë ndaj Kurtit/ Haxhiu zbulon informacionet: Kishte plane

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se tensionet e fundit në Kuvend mund të përshkallëzoheshin edhe më tej. Ajo tha sot se institucionet kishin informacione për veprime të tjera përtej incidentit të gjuajtjes me vezë ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Haxhiu ka bërë thirrje për uljen e tensioneve dhe arritjen e një marrëveshjeje politike përpara vazhdimit të seancës konstituive të legjislaturës së 11-të, duke theksuar se zgjidhja e ngërçit institucional duhet të kalojë përmes dialogut mes partive.

“Përgjegjësinë për thirrjen e seancës konstituive e ka kryesuesi i seancës konstituive. Para pak kohësh ka pasur një qëndrim të tij për shkak të zhvillimeve të fundit, tensioneve dhe përshkallëzimeve brenda Kuvendit të Republikës. Atë ditë, në seancë, e ka vlerësuar se duhet t’i jepet përparësi marrëveshjeve politike”, deklaroi Haxhiu.

Ajo tha se nevoja për një marrëveshje politike është në përputhje edhe me qëndrimet e Gjykatës Kushtetuese për çështjet që lidhen me konstituimin e institucioneve.

Por Haxhiu zbuloi se situata në Kuvend mund të kishte marrë përmasa edhe më serioze.

“Ne kemi parë një pjesë atë ditë, por keni parasysh se, nga informacionet që i kemi pasur, ka pasur plane edhe për veprime të tjera. Prandaj, nuk na duhen situata tensionuese, përshkallëzimet, konfliktet fizike apo të tjera si këto”, tha ajo.

Sipas ushtrueses së detyrës së presidentes, partitë politike duhet të shfrytëzojnë periudhën në dispozicion për t’u ulur në tryezën e dialogut dhe për të gjetur një zgjidhje që do të shmangte një tjetër bllokadë institucionale.

Haxhiu kërkoi që palët të mos refuzojnë takimet dhe që çdo marrëveshje të respektojë rezultatin e zgjedhjeve dhe peshën politike që qytetarët u kanë dhënë subjekteve politike.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

KOSOVA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.