KOSOVA

Gjykata Speciale dënoi Thaçin më shumë se Serbia, Haga i dha 25 vite, Millosheviçi e kishte dënuar me 10 vite në qeli

Piranjat Përditësimi i fundit 16 September 2026, 13:40

Gjykata Speciale dënoi Thaçin më shumë se Serbia, Haga i

Gati tri dekada para dënimit me 25 vjet burgim nga Dhomat e Specializuara në Hagë, Hashim Thaçi ishte dënuar në mungesë edhe nga sistemi gjyqësor i Serbisë.

Në korrik të vitit 1997, Gjykata e Qarkut në Prishtinë, e cila në atë kohë funksiononte nën autoritetin e Beogradit, ia kishte shqiptuar Thaçit dënimin me 10 vjet burgim. Autoritetet serbe e akuzonin për veprimtari që i cilësonin terroriste dhe për sulme kundër policisë e ushtrisë serbe.

Procesi ishte zhvilluar në mungesë të tij, në një periudhë kur Serbia i ndiqte dhe i dënonte veprimtarët shqiptarë që angazhoheshin për çlirimin e Kosovës. Thaçi, i njohur gjatë luftës me nofkën “Gjarpri”, vepronte ilegalisht dhe lëvizte ndërmjet Kosovës e vendeve të tjera, duke iu shmangur arrestimit nga forcat serbe.

Gjykata Speciale dënoi Thaçin më shumë se Serbia, Haga i

Vendimi i vitit 1997 lidhej me veprimtarinë e tij në organizimin e rezistencës së armatosur dhe me sulmet që autoritetet e Beogradit ia atribuonin Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Serbia e trajtonte UÇK-në si organizatë terroriste, ndërsa për shqiptarët e Kosovës ajo përfaqësonte lëvizjen çlirimtare kundër represionit dhe sundimit serb.

Thaçi nuk e vuajti dënimin e shqiptuar nga gjykata e kontrolluar prej autoriteteve serbe. Dy vjet më vonë, ai doli në skenën ndërkombëtare si drejtues politik i UÇK-së dhe udhëhoqi delegacionin e Kosovës në Konferencën e Rambujesë.

Pas përfundimit të luftës, ai themeloi Partinë Demokratike të Kosovës, shërbeu si kryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme, ndërsa më vonë u zgjodh president. Në shkurt të vitit 2008, si kryeministër, Thaçi e lexoi Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.

Në nëntor të vitit 2020, ai dha dorëheqje nga posti i presidentit pas konfirmimit të aktakuzës nga Dhomat e Specializuara dhe u transferua në Hagë.

Sot, më 16 shtator 2026, Trupi Gjykues e dënoi atë me 25 vjet burgim për krime lufte, duke e shpallur të pafajshëm për akuzat për krime kundër njerëzimit.

Kështu, Hashim Thaçi është përballur me dy dënime në dy periudha dhe rrethana krejtësisht të ndryshme: fillimisht nga sistemi gjyqësor i Serbisë së Sllobodan Millosheviçit në vite ’90 për veprimtarinë e tij kundër pushtetit serb dhe, pothuajse 30 vjet më vonë, nga Dhomat e Specializuara në Hagë për pretendimet lidhur me krimet e kryera gjatë luftës. /Kosovapress/

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?