Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Situata e tensionuar në vend/ Shtyhet Panairi i 29-të i Librit në Tiranë, ja kur do të zhvillohet BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri Nuk mori pjesë në seancë, Gjykata e Posaçme e Apelit jep nesër vendimin për Vlora Hysenin Trump u bën thirrje amerikanëve: Duhet ta mbajmë Amerikën të madhe. Sulmon edhe kandidatin demokrat në Mich... Protestuesit mblidhen para Ministrisë së Arsimit, bllokohet qarkullimi në Rrugën e Durrësit Buxheti 2027, Prokuroria e Përgjithshme kërkon dy punonjës IT dhe zgjidhje për mungesën e ambienteve Përplasja Rama-Veliaj/ Lubonja: Si në kohën e Enver Hoxhës! Mund të bëhet edhe më i rrezikshëm Prej disa orësh marshojnë në rrugët e Tiranës, studentet protestë te Ministria e Arsimit Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, Benz-i godet kamionçinën nga pas, një pasagjer i plagosur Ishte në intubim te “Trauma”, ndërron jetë avokati Saimir Vishaj Studentët rrëzuan Vuçiçin pas 12 vitesh në pushtet/ Gazetarja i kujton editorialin me ish-presidentin serb,... Avokati i Vlora Hysenit paraqitet në GJKKO, ish-drejtuesja e SHISH refuzon të marrë pjesë në seancë
KOSOVA

Gruaja simbol e eksodit të Kosovës: UÇK-ja na ndihmoi të shpëtonim

P
Piranjat18 September 2026, 22:01 · 3 min lexim
Gruaja simbol e eksodit të Kosovës: UÇK-ja na ndihmoi të

Sherife Luta, gruaja që u bë simbol i eksodit të shqiptarëve të Kosovës gjatë luftës, ka rrëfyer përjetimet e saj nga ajo periudhë, në një intervistë për “Review” në Euronews Albania me Greta Topjanën.

Në vitin 1999, Luta ishte vetëm 22 vjeçe dhe kishte në krah vajzën e saj, Besën, vetëm gjashtë muajshe. Ajo kujtoi momentin kur u detyrua të largohej nga shtëpia së bashku me familjarët, në kushtet e pasigurisë dhe luftës.

Sipas rrëfimit të saj, më 8 mars familja u detyrua të largohej nga fshati Ivaj, në drejtim të Kaçanikut. Gjatë rrugës ata u përballën edhe me forcat serbe, ndërsa largimi u bë me ndihmën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe OSBE-së.

“Na detyruan të dilnim nga shtëpia. Ushtria jonë Çlirimtare na ndihmoi të largoheshim dhe na tha të iknim, sepse do të luftohej me serbët”, rrëfeu Luta.

Ajo kujtoi se udhëtimi drejt sigurisë zgjati rreth 24 orë dhe se familja e saj u gjend në një situatë tejet të rrezikshme.

“Na ndaluan forcat serbe gjatë rrugës. Me ndihmën e OSBE-së dhe Ushtrisë sonë shpëtuam. Ishte një udhëtim shumë i gjatë, 24 orë. Ka qenë e vështirë”, tha ajo.

Rrëfimi i saj erdhi në një moment kur Gjykata Speciale në Hagë ka dhënë vendimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Luta tha se lajmi për dënimin e tyre e ka rënduar emocionalisht, duke e lidhur kujtimin e asaj periudhe me rolin që, sipas saj, pati UÇK-ja në mbrojtjen e shqiptarëve të Kosovës.

“Ndjehem shumë keq. Ishte një lajm shumë i keq për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së”, u shpreh ajo.

Për Lutën, UÇK-ja mbetet pjesë e pandarë e kujtimeve të luftës dhe e historisë së saj personale. Ajo thotë se fotografia që e bëri të njohur bashkë me vajzën e saj është një kujtim i asaj kohe që nuk mund të fshihet.

“UÇK-ja është për mua ushtria që na ka ndihmuar shumë, e ka ndihmuar Kosovën dhe na ka sjellë lirinë. Fotoja më kujton kohën e luftës. Kurrë nuk harrohet kjo deri në momentin e vdekjes”, tha Sherife Luta.

Vajza e saj, e cila në momentin e fotografisë ishte vetëm gjashtë muajshe, sot është e rritur dhe, sipas Lutës, e njeh dhe e kupton historinë që ka përjetuar familja e saj gjatë luftës.

“Besjana tani e përkujton luftën dhe e di dhe e kupton edhe ajo. Ata njerëz që kanë përjetuar ato që na ka bërë Serbia, nuk harrohen”, përfundoi ajo.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

KOSOVA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.