Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Kujtohet Albpetrol, urdhëron bllokimin e aksioneve të “Bankers”: Na ka detyrime pa paguar! Paralajmëron kallëzim ndaj Toni Gogut/ Avokati i Veliajt: Nuk kam frikë nga kërcënimet e Ramës EMRAT/ Tmerri i familjeve aziatike në Londër, dënohen ‘katër’ skifterët shqiptarë. Kush janë ata Plagosja e ushtarit në Kuçovë/ Ministria e Mbrojtjes: U qëllua në shpatull me armën e shërbimit, transport... LE MONDE: Revolta e studentëve nuk zbehet, pavarësisht ashpërsimit të represionit nga Rama FOTO/ Studentit i vjen gjoba përmes policisë. I riu: S’jam dakord, Rama n’burg! KLGJ propozon shtimin e organikës me 102 gjyqtarë/ Ku do t’i gjejë ata? E rriti e vetme pas ndarjes nga bashkëshorti, zbulohen detaje të reja nga vrasja e 39-vjeçares shqiptare ng... ‘Lavatriçe’ e Vuçiçit/ Si u rrënua perandoria financiare e ‘Alta Bankës’ në Serbi Vetëplagoset me armën e shërbimit një ushtar në Bazën Ajrore të Kuçovës Situata e tensionuar në vend/ Shtyhet Panairi i 29-të i Librit në Tiranë, ja kur do të zhvillohet BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri
KOSOVA

Haradinaj kërkon ndarje të pushtetit, Vetëvendosje përballet me dilemën mes kryeministrit dhe presidentit

P
Piranjat 5 August 2026, 16:30 · 1 min lexim
Haradinaj kërkon ndarje të pushtetit, Vetëvendosje përballet

Një ditë para seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, partitë politike ende nuk kanë një marrëveshje të qartë për formimin e institucioneve të reja.

Lëvizja Vetëvendosje, si fituese e zgjedhjeve, ka mundësinë të konstituojë Kuvendin dhe të tentojë formimin e qeverisë, por për zgjedhjen e presidentit kërkohet një mbështetje më e gjerë politike.

Nëse nuk arrihet zgjedhja e presidentit, Kosova mund të përballet me një proces të ri zgjedhor.

Ish-kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, u shpreh se rezultati i zgjedhjeve të 7 qershorit ka treguar se asnjë forcë politike nuk mund të krijojë e vetme institucionet. Sipas tij, Vetëvendosje duhet të bëjë një zgjedhje mes postit të kryeministrit dhe atij të presidentit.

Haradinaj ka kërkuar që opozita të përfshihet në procesin e vendimmarrjes për të kontribuar në krijimin e institucioneve.

Ndërkohë, Nenad Rashiq, partneri i deritanishëm i kryeministrit Albin Kurti, ka bërë të ditur se në seancën e së enjtes pritet të konstituohet vetëm Kuvendi.

Kurti zhvilloi të martën një takim me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, por bisedimet nuk sollën një marrëveshje për formimin e institucioneve të reja.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

KOSOVA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.