Durrësi i mbuluar nga mbeturinat. Qytetari: Mbetje nga më të ndryshme rrethojnë zonën e Pallatit të Sportit
Një qytetar ka denoncuar pranë “Piranja News”, mbetjet e shumta pranë Pallatit të Sportit në Durrës, i mbuluar me mbet...
Një qytetar ka denoncuar pranë “Piranja News”, mbetjet e shumta pranë Pallatit të Sportit në Durrës, i mbuluar me mbet...
’Jam i dëshpëruar.’ Kjo është deklarata e Roberto Mollo, 35-vjeçarit italian që gjatë natës qëlloi me...
Një burrë shqiptar u vra në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në Baldissero d'Alba, nga pronari italian i nj&eum...
Burri që u vra mbrëmë në Baldissero d’Alba quhej Gjovalin Lazri. Dyshohet se ai hyri në oborrin e shtëpisë në ferm...
Më 17 shkurt 2008, Hashim Thaçi qëndroi në foltoren e Kuvendit të Kosovës dhe lexoi fjalët që do ta përcaktonin v...
Ai dëgjoi zhurma që vinin nga oborri në mes të natës dhe, pasi doli për të kontrolluar, thuhet se pa katër ose pesë...
Një 22-vjeçare është mbytur në lumin Drini i Zi, në afërsi të Njësisë Administrative Arras, në Bashki...
Rritja e shpejtë e çmimeve të banesave dhe ekspozimi i sektorit bankar ndaj tregut të pasurive të paluajtshme po shndërrohen n...
Vrasja e 44-vjeçarit Artan Myrtaj, i cili u eliminua mëngjesin e sotëm në një lokal pranë kryqëzimit të ish-agjencis...
Ka 3 muaj që Komisioni i Prokurimit Publik mban në sirtar një procedurë jetike për institucione strategjike. Që në 23 qersh...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur në nisje të vizitës së tij zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës se Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka marrë konfirmimin e parë shkencor mbi mbetjet mortore të zhvarrosura në veri të vendit. Komisioni Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur (ICMP) ka dorëzuar tri raportet e para të analizave të ADN-së nga mostrat e marra në lokacionet e varreve masive në Kalludër dhe Jabukë të Zubin Potokut.
Sipas të dhënave zyrtare, analizat gjenetike kanë vërtetuar përfundimisht identitetin e tri viktimave, duke konfirmuar lidhjen e tyre me anëtarët e njohur të “Grupit të Intelektualëve”.
Kurti konfirmoi se përfaqësuesit e Komisionit Qeveritar dhe të Institutit të Mjekësisë Ligjore kanë kontaktuar menjëherë familjet e viktimave të identifikuara për t’i njoftuar mbi rezultatet e analizave.
Në nisje të vizitës sime në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u njoftova nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur se janë pranuar nga Komisioni Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur tri raportet e para të ADN-së, nga mostrat e mbetjeve mortore të zhvarrosura në lokacionet e varreve masive në Kalludër dhe Jabukë të Zubin Potokut.
Në më pak se dy muaj nga konfirmimi i varrit të parë masiv, analizat e ADN-së kanë konfirmuar identitetin e tri viktimave, duke vërtetuar lidhjen me personat e grupit të njohur si “Grupi i Intelektualëve”, kryesisht qytetarë nga Skenderaj dhe Mitrovica, të rrëmbyer dhe të zhdukur me dhunë më 19 prill 1999 nga forcat serbe.
Raportet e ADN-së janë ndarë me Institutin për Mjekësi Ligjore dhe menjëherë, sot, përfaqësuesit e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe të Institutit kanë njoftuar familjet e tri viktimave të identifikuara.
Në ditët dhe javët në vijim, presim të pranojmë edhe raportet e tjera për mostrat e dërguara për identifikim përmes analizës së ADN-së, me shpresën që edhe familjet e tjera të marrin përgjigjet që presin prej 27 vitesh. Asnjë përgjigje nuk mund ta shuajë dhimbjen e humbjes, por njohja e së vërtetës i jep fund ankthit të pritjes për të mësuar fatin e më të dashurve.
Më 27 korrik u konfirmua gjetja e varrit masiv në Kalludër. Gjatë vizitës në këtë lokacion, theksova se është jetike që faktorët ndërkombëtarë, me në krye Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretërinë e Bashkuar dhe Bashkimin Evropian, të shtojnë trysninë ndaj Serbisë për zbatimin e Deklaratës për Personat e Zhdukur, të dakorduar më 2 maj 2023 në Bruksel, veçanërisht për hapjen e menjëhershme të arkivave, përfshirë arkivin e Brigadës së 37-të të Motorizuar të Ushtrisë Jugosllave, e cila ka kryer masakra në Kosovë, posaçërisht në Drenicë, dhe dokumentacionin e së cilës Serbia ka klasifikuar në vitin 2014 për një periudhë prej tridhjetë vjetësh.
Përkushtimi ynë institucional do të vazhdojë me kërkime në terren, mbështetje për procesin e identifikimit dhe komunikim të drejtpërdrejtë e të kujdesshëm me familjet. Do të qëndrojmë pranë tyre dhe do t’i mbështesim në kërkesat për të vërtetën, drejtësinë dhe kthimin me dinjitet të më të dashurve.
Zbardhja e fatit të çdo personi të zhdukur me dhunë është prioritet shtetëror i Republikës së Kosovës dhe detyrim njerëzor, që mbetet i hapur për sa kohë qoftë edhe një familje pret përgjigje.
Edhe gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara dhe në takimet në kuadër të sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ashtu si çdo ditë në punën time dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës e vërteta për fatin e më të dashurve tanë dhe drejtësia për viktimat e familjet e tyre do të jenë në qendër të angazhimit tonë. Pjesë e pandashme e kësaj agjende do të jetë kërkesa që Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian dhe Mbretëria e Bashkuar të shtojnë trysninë ndaj Serbisë për zbatimin e zotimeve të marra, hapjen e arkivave dhe ofrimin e informacionit që mundëson zbardhjen e fatit të personave të zhdukur me dhunë.
Vendimi i Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së pritet të ketë pasoja edhe përtej pr...
Me shpalljen e aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, beteja ligjore nuk përfundon. Tash, radha ës...
Altin Krasniqi ka folur për dënimin 25-vjeçar të babait të tij, Jakup Krasniqit, nga Gjykata Speciale në Hagë, duke e cil&e...
Sherife Luta, gruaja që u bë simbol i eksodit të shqiptarëve të Kosovës gjatë luftës, ka rrëfyer përjetimet e ...
Për të tretën natë me radhë, qytetarë të shumtë janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu” në...
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka paralajmëruar qytetarët për vazhdimin e protestave në kryeqytet, duke u b&eu...
Ish-i dërguari i SHBA-ve në Kosovë Christopher Hill ka komentuar dënimin me 81 vite burg për ish-krerët e Ushtrisë Çli...
Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiç, ka reaguar ndaj deklaratës së Komisioneres Evropiane për Zgjerim, Marta Kos, e cila ...
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës të UÇK-së, Hysni Gucati kërkoi dorëheqjen e ministres s&eum...
Tensione para nisjes së protestës në Prishtinë. Policia ka kërkuar dokumentet e identifikimit nga disa prej pjesëmarrësve, ...